Benitez: Nuk kam probleme me Rodriguez

0
128

beni

Rafael Benitez ka folur për raportet me James Rodriguezin duke thënë që kolumbiani është një lojtar thelbësor për Mbretërit. Real Madrid ka hasur në disa probleme kohët e fundit, ndërsa mediat kanë raportuar për një krisje të marrëdhënieve mes mesfushorit më të mirë në La Liga dhe trajnerit spanjoll. 24 vjeçari ka startuar vetëm në tri ndeshje të La Ligas dhe asnjë në Ligën e Kampionëve. “Nuk ka asnjë problem. Ai është një lojtar i shkëlqyer”. “Sa më shumë që stërvitë dhe luan, ai do të jetë më afër Jamesit që jemi mësuar ta shohim”. “Ajo çfarë dua të shoh është që James të shënojë sa më shumë gola që është e mundur”, ka thënë Benitez. Ai ka përkrahur edhe Karim Benzeman që po kalon një periudhë mjaft të vështirë në jetën e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency