Arrestohet prokurori Haxhi Giu, i njohur për hetimet e dosjes së Azem Hajdarit

0
1098

Haxhi Giu, nje nder prokuroret me te njohur per shkak te dosjeve te nxehta qe ka pasur ne duar ka përfunduar kete te mërkure ne pranga. Ai eshte arrestuar gjate operacionit “Premtimi” i finalizuar nga policia e Tiranës me mbështetjen e njësisë Taske Force. Burimet bejne me dije se prokurori do haxhi-giu2te përfitonte 29 mije euro ne këmbim te uljes se dënimit per nje trafikant droge.  Paralelisht është arrestuar ne Shkoder edhe Aleks Shpori. Ky i fundit kishte vëllain Paulin Shpori te arrestuar per prodhim dhe shitje lendesh narkotike. Duke synuar uljen e dënimit, 29-vjeçari i ka premtuar prokurorit shumen e parave te cilen e ka depozituar ne nje llogari ne forme garancie. Haxhi Giu i ka dërguar nje informacion Prokurorisë se Përgjithshme, te cilës i kërkonte zbutjen e pozitës procedurale dhe ndryshimin e akuzës nga trafik droge ne moskallëzim krimi. Pasi ka marre përgjigje negative, prokurori i Krujës eshte detyruar te vijoje gjykimin ne përfundim te te cilit Paulin Shpori dënohet me 8 vjet burg. Giu takohet serish ne te njëjtin vend me shtetasin Aleks Shpori, i cili merr mbrapsht 29 mije eurot pasi premtimi nuk ishte realizuar. Krimet e renda kane mbikëqyrur lëvizjet e prokurorit 55-vjeçar. Takimet e tij me vellane e te dënuarit ne ambiente te ndryshme jane filmuar dhe do te përdoren si prove materiale. Haxhi Giu ka hetuar disa nga dosjet e medha te drejtësisë shqiptare. Me kryesorja ajo per vrasjen e deputetit te Partisë Demokratike Azem Hajdari shtatorin e vitit 1998. Ai udhëhoqi grupin e prokuroreve qe ngritën akuzat ndaj te pandehurve. Pak dite me pare, u arrestua Prokurori i Fierit Petriot Vukaj. Ndërkohe sapo u ul ne karrigen e Ministrit te Drejtësisë Ylli Manjani paralajmëroi lufte te ashpër ndaj te korruptuarve veçanërisht ne radhet e organit te akuzes. Ai konfirmoi se po hetohen dosjet e disa prokuroreve ku dyshohet te kete shkelje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency