Standard.al

Si u morën peng dy vëllezërit

4

Pas këtij momenti, në dëshminë e tij shtetasi me iniciale A.K. ka thënë se autorët e krimit i kanë hipur atë dhe të vëllain në një automjet tip fuoristradë e markës “Rang Rover”, ngjyrë jeshile, duke i dërguar në një përrua në fshatin Rrash­Kullaj, Malësi e Madhe. Pasi i kanë çuar atje, autorët i kanë rrahur dy vëllezërit, u kanë marrë telefonat, kanë lënë makinën dhe pas rreth tri orësh udhëtim në këmbë kanë shkuar në një fshat në zonën Dukagjin, ku përpara u kanë dalë dy persona të armatosur me armë. Këta shtetas kanë marrë me vete shtetasin S.K. (pengun), ndërsa Tomë Shkrepa dhe një tjetër person, sipas dëshmisë së dhënë nga vëllai i të rrëmbyerit, janë kthyer së bashku me dëshmitarin A.K. në qytetin e Shkodrës. Ata kanë liruar vëllain e të rrëmbyerit, por i kanë lënë afat këtij të fundit që deri në datë 29 nëntor 2015, të sigurojë 10 mijë euro dhe, në rast të mosdhënies së kësaj shume, do t’i vrasin vëllain (të mbajtur peng).

 

 

Comments are closed.