Rexhep Selimi në Facebook “Kunder kujt i ka drejtuar armët Qeveria?!

0
157

selimi Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, përmes një postimi në Facebook thotë se ajo çfarë bëri dje Qeveria kundër opozitës ishte “operacion luftarak i armatosur kundër opozitës”. Postimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.

 

“Kunder kujt i ka drejtuar armët Qeveria?!

Ajo çfarë bëri Qeveria kundër opozitës nuk ishte veq nje bastisje. Ishte operacion luftarak i armatosur kunder opozitës.

Ne e kishim thënë edhe më heret për manifestimin e 28 Nëntorit, ne kemi festë – qeveria ka panik.

Por çfarë bëri Qeveria në panikun e saj? Ktheu armët kunder opozitës.

Nuk ka deshmi tjeter më te kjartë se Qeveria Thaçi-Mustafa është një regjim qyqar i cili është në panik.

Pra, regjimi i ka kthyer tytat në drejtimin e gabuar. Sepse do të vazhdojmë ta kundershtojmë Serbinë dhe cilindo që merr anën e saj. Ne do të vazhdojmë ta kundershtojmë Zajednicën dhe cilindo që e mbron atë. Thaçi e Mustafa le t’i mbrojnë ato, pra. Kurse ne do të vazhdojmë t’i kundershtojmë edhe me më vemdosshmëri. E për ta bërë një gjë të till ne nuk kemi frikë!

‘Pushka top ju baftë’, thot një fjalë e popullit.

Kur jemi ne rrugën e drejtë ne bëjmë vetëm një gjë, ecim përpara!” (sic.), ka shkruar Selimi. 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency