Protestë përballë Kryeministrisë/Tregtaret dhe dentistët kundër reformave të qeverisë

0
109

 

 protesta7Protestuesit: Ligji i ri i procedurave tatimore që parashikon 10-fishimin e gjobave, po na çon drejt falimentimit

 

Tregtarët dhe disa dentist kanë zhvilluar protestën e radhës përballë godinës së Kryeministrisë kundër reformave të qeverisë. Tregtarë nga disa qytete të vendit janë hedhur në protestë për të kundërshtuar kryesisht ligjin e ri të procedurave tatimore që parashikon 10-fishimin e gjobave

 

Tregtarët, por edhe dentistët kanë protestuar dje përballë Kryeministrisë kundër reformave të fundit të ndërmarra nga qeveria. Tregtarë nga disa qytete të vendit janë hedhur në protestë për të kundërshtuar kryesisht ligjin e ri të procedurave tatimore që parashikon 10-fishimin e gjobave. Gjatë protestës ata deklaruan se janë dakord me formalizimin por jo me penalitete që do t’i çonte drejt falimentit. Gjithashtu ata u shprehen te vendosur për të vazhduar protestën deri në fund qëndrimin e tyre kundër projektligjit të falimentimit siç e kanë cilësuar ata.

 

Qëndrimi i tregtarëve

Në protestë tregtarët deklaruan se kanë dy kërkesa të cilat ia drejtojnë Kryeministrit të vendit Edi Rama. Biznesi të formalizohet dhe jo të merren masa shtrënguese në drejtim të tyre si dhe të ndalet furia e tatimorëve që ushtrojnë presion në dyert e sipërmarrjes shqiptare.

Besian Pesha: “Më thoni ju kush në këtë vend i ka 100 milionë lekë. 100 milionë lekë janë kursimet e jetës për 10% të shqiptarëve se 90% e shqiptarëve nuk munden as të nxjerrin muajin.” Ndërsa tregtarët u bënë thirrje tatimoreve që të tërhiqen nga veprimet të cilat i cilësuan si presion ndaj biznesit të vogël. “Ju lutemi shumë tatimorët të tërhiqen nga ky presion i madh që i bëjnë të gjithë biznesit në Shqipëri”, – u shpreh njeri nga tregtarët protestues. Më tej ata bënë edhe një krahasimi të situatës me vitet më përpara duke u shprehur se as në vitin e trazirave në 1997, nuk ishin ndier aq pranë falimentimit dhe të drejtës për të fituar bukën e gojës. “Nuk e kemi ndjerë veten kaq keq as në ’97-ën. Ne në ’97-ën na kanë dhënë lejë të punojmë me armë. Na kanë pajisur me leje armësh dhe nuk e kemi ndjerë veten në këtë gjendje si sot. Punojmë me presion dhe terror. Mua personalisht më kanë bërë 4-5 kontrolle dhe nuk kam pasur probleme, as gjoba. Po unë mendoj për të sotmen dhe të nesërmen”- u shpreh njeri nga të shumtit tregtarë që ishin të pranishëm për të protestuar. Por në protestë përveç tregtarëve të Tiranës, të pranishëm ishin edhe tregtarë nga qytetet të ndryshme, si Shkodra, Elbasani apo edhe Korça, tregtarët protestojnë edhe për bizneset e të afërmve tyre, që janë i vetmi burim i të ardhurave për ta.

“Nëse nuk e kam unë, nuk ka as fëmija. Me fëmijët mbahemi se me pensionet që kemi ne nuk e mbulojmë veten”, – u shpreh një nga familjarët e tregtarëve i cili i ishte bashkuar protestës për të mbrojtur kauzën e tregtarëve. Më tej tregtarët deklaruan se janë pro formalizimit po kundra falimentimit, është kjo kauza që ka ngritur për të tretën herë tregtarët në protestë para kryeministrisë, për të kundërshtuar ligjin e ri e procedurave tatimore.

 

Dentistët në protestë

Por protestës i janë bashkuar edhe disa dentistë të cilët kanë dal kundër rritjes së pagesës për siguracionet. Paketa fiskale 2016 do të ndryshojë bazën e llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për profesionet e lira, ku bëjnë pjesë stomatologë, mjekë, farmacistë, noterë, avokatë inxhinierë etj. Referuar të dhënave të administratës tatimore janë rreth 5000 profesionistë të lirë në rang vendi të cilët paguajnë kontribute si të vetëpunësuar. Duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm këta profesionistë do të paguajnë sigurimeve shoqërore duke u mbështetur mbi pagën maksimale prej 97.030 lekësh, ndërkohë që deri më sot i paguanin në bazë të pagës minimale prej 22.000 lekësh. Nëse projektligji kalon, duke filluar nga 2016-a këto profesione nuk do të paguajnë më 5060 lekë për sigurimet shoqërore, por 22.317 lekë në muaj. Bashkë me sigurimet shëndetësore prej 1.496 lekësh në muaj, vlera totale e kontributeve që duhet të paguajë çdo muaj një profesionist i lirë është 23.813 lekë.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency