Standard.al

Përmbytjet në Fier/Dalja e lumit Gjanica, shkak grumbullimi i inerteve, banorët akuza Bashkisë për mosparandalim

Images

 

Shkak për përmbytjet e krijuara javën e shkuar në qytetin e Fierit nga dalja e lumit Gjanica, mësohet të jetë grumbullimi i inerteve dhe mbetjeve të ndryshme, të hedhur nga banorë dhe biznese në këtë lumë. Mësohet se në lumin Gjanicë, prej të paktën dy muajsh janë depozituar mbetje inerte dhe plastike, çka ka sjellë ngushtimin e shtratit të Gjanicës, në vendin e quajtur ura me shkallë. Sipas qytetarëve anës Urës me shkallë që lidh lagjen “1 Maji” me qendrën e Fierit, janë grumbulluar prej dy muajsh dhe mbetje nga përmbytjet si trungje, kallama apo shishe plastike. Ndërkohë, lidhur me këtë fakt qytetarët bëjnë me dije se mbeturinat nuk janë të sotme, mbeturinat janë të mbartura dhe as nuk kanë për t’u rregulluar. Më tej ata akuzojnë bashkinë e qytetit të Fierit se nuk ka marrë masa për parandalimin e këtij fenomeni problematik, pavarësisht se është në dijeni të situatës së krijuar nga grumbullimi i inerteve. Ata thonë se deri tani nuk është marr asnjë masë ndëshkuese as për familjaret dhe as për biznesmenët të cilët hedhin pa pushim mbetjet e mbeturinat, të cilat më pas kanë sjellë edhe ngushtimin e lumit Gjanica, i cili më pas shkakton edhe përmbytjet të cilat rrezikojnë familjet të cilat banojnë në afërsi të këtij lumi.

 

Comments are closed.