Londër/Si u masakrua 14- vjeçari shqiptar nga bashkëkombasi

0
98

14

 

Vaso Kako është adoleshenti i 14-­të që është vrarë me thikë këtë vit në Londër. Mirëpo, “The Guardian” raporton se vrasësi i shqiptarit është arrestuar ditën e djeshme, dhe se ai është një 20­vjeçar.

Arrestimi i autorit ndodhi në qytezën Bongor Regis, në Suseksin Perëndimor. Vrasja ndodhi ditën e hënë, më 23 nëntor, në Hollouei të Londrës, pranë stadiumit të Arsenalit.

Policia shkoi në vendngjarje, por 17­-vjeçari kishte ndërruar jetë. Sipas autopsisë, ai ishte qëlluar me thikë në qafë dhe kishte humbur një sasi të konsiderueshme gjaku.

Vëllai i tij, Bruno Kako, 25 vjeç, tha për “Evening Standard” se vëllai i tij ishte një person mjaft pozitiv dhe nuk krijonte probleme.

“Ai ishte një njeri i dashur, gjithmonë i qeshur dhe kishte dëshirë të dilte dhe të njihej me njerëzit. Ishte mjaft bujar me shokët dhe familjen.

Nuk e kam idenë përse mund të jetë vrarë, pasi nuk ishte njeri konfliktual”, tha ai. Ndërkohë, ende nuk dihet motivi i vrasjes së 17­vjeçarit shqiptar, por hetimet vazhdojnë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency