Kosovë/ Qeveria : “Nuk mund ta suspendojë gjithë Republikën e Kosovës”

0
141

qq

 

 

Partitë opozitare kanë përsëritur përshtypjen e tyre se Qeveria e Kosovës është frikësuar nga masiviteti i manifestimit të opozitës më 28 nëntor, prandaj ka ndërmarrë veprime jodemokratike.“Masat, prej arrestimit e burgosjes së pesë deputetëve të opozitës e dhjetëra aktivistëve deri te thyerja dhe bastisja e selisë, kulmuan me, siç po e quajnë ata, suspendimin e të gjithë opozitës nga e drejta për të marrë pjesë në seancë plenare”, thuhet në komunikatën e përbashkët të Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës për Kosovën.Sipas tyre, “Kryeministri Mustafa dhe zëvendëskryeministri Thaçi kanë vërtetuar se janë të gatshëm ta çojnë vendin në autokraci policore, vetëm që të mbrojnë marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi”.Opozita thotë se ka ofruar zgjidhje dhe argumente për zgjidhjen e situatës.“Ne jemi të vetëdijshëm që ky është moment vendimtar për të ardhmen e Kosovës. Ne nuk kemi besim se kjo përbërje e pushtetit është në gjendje të mbrojë interesin e Republikës së Kosovës. Andaj ne jemi të detyruar e të vendosur që të vijojmë kërkesat dhe aktivitetet tonë në përputhje me këto kërkesa”, thuhet në njoftim të subjekteve opozitare.Sipas tyre, pozita është e gatshme të suspendojë edhe sovranitetin e vendit, por “nuk mund ta suspendojë gjithë Republikën e Kosovës”.“Ne jemi këtu për t’u siguruar që kjo kurrë nuk do të ndodhë”, thuhet në komunikatë.Në fund të saj, opozita i ka ftuar qytetarët që t’u bashkohen përpjekjeve të tyre “për të mos lejuar rrënimin e demokracisë”.“Pas ngjarjeve të djeshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës është rrënuar çdo formë e demokracisë përfaqësuese. Kështu që është e domosdoshme të vijojmë me demokracinë e drejtpërdrejtë, pra me qytetarët tanë”, thuhet në komunikatë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency