Akuza e PD-së/Vokshi: Rama i dha 120 milionë euro mikes së tij, abuzimi skandaloz duhet anuluar

0
99

 

 

albana vokshi“Kontrolli bëhet me infrastrukturën dhe pajisjet e qendrave shëndetësore, me stafin e qendrave shëndetësore, pra punën e bëjnë infermierët dhe stafi që paguhet nga shteti, nga taksat tona”

 

Opozita akuzoi dje Kryeministrin Rama se ka favorizuar miken e tij për një tender me vlerë 120 milionë euro, kur ndërkohë, sipas demokratëve, kontrollet për popullsinë nga 40-65 vjeç përbëjnë një eksperiencë te padëgjuar më parë në Evropë. Përmes një deklarate nga selia blu, deputetja e PD-së, Albana Vokshi, theksoi se megjithëse i ka marrë paratë mikja e kryeministrit kontrolli kryhet me mjetet dhe stafin e qendrave shëndetësore. “Koncesioni 120 milionë euro për Vilma Nushin, është korrupsioni më skandaloz që ka ndodhur deri tani me Edi Ramën, edhe pse vjedhjet dhe abuzimet janë nga më masivet e më të larmishmet në çdo drejtim e në çdo fushë. Edi Rama i dha mikes së tij, Vilma Nushi, 120 milionë euro, që popullsia nga 40 deri në 65 vjeç të bëjë një kontroll mjekësor. Eksperiencë e tillë e padëgjuar më parë në asnjë vend të Evropës apo edhe në botë. Por çfarë po ndodh në realitet me koncesionin e Vilmës?? Edhe pse paratë për të dytin vit, mikja e Edi Ramës i ka marrë paradhënie; kontrollin e kanë bërë vetëm rreth 10 për qind e qytetarëve të parashikuar (popullsia nga 40 – 65 vjeç është rreth 1 mln banorë). Kontrolli bëhet me infrastrukturën dhe pajisjet e qendrave shëndetësore, me stafin e qendrave shëndetësore. Punën e bëjnë infermierët dhe stafi që paguhet nga shteti, nga taksat tona. Madje infermierët e qendrave shëndetësore punojnë mesatarisht 3 – 4 orë në ditë për llogari të Vilmës. Pra punë e bërë nga stafi i QSH pa asnjë bonus pasi Vilma as këtë nuk e paguan”, – theksoi Vokshi.

 

Qëndrimi

Sipas deputetes demokrate, mikja e kreut të qeverisë deri më sot duhet të hapte 18 laboratorë, ndërkohë që janë hapur vetëm 3, ndërsa 15 të tjerëve i është blerë vetëm emri se analizat e tyre sillen në Tiranë. “E vetmja gjë që bën mikja e kryeministrit, është se bën taksinë, në fakt merr kampionet me makinat që shpërndan duhanin, biznesin e saj primar. Pra 120 milionë euro, Edi Rama, ia ka dhënë mikes së tij, që makinat e saj pasi të kenë shpërndarë cigaret nëpër Shqipëri, në kthim, ato të marrin kampionet e lëna disa orë në pritje, çka dëmton edhe garancinë e cilësinë e analizës që në shumë raste edhe ngatërrohen. Një kaos skandaloz që jo vetëm nuk po i shërben qytetarëve, por po bëhet një rrezik i madh për shëndetin e tyre”, – deklaroi Vokshi, më tej deputetja opozitare theksoi se PD do të anulojë këtë tender që abuzon me paratë e shqiptarëve. Partia Demokratike i kërkon mikes së Edi Ramës të tërhiqet nga ky abuzim e të kthejë paratë e shqiptarëve. Partia Demokratike do ta anulojë këtë vjedhje, këtë abuzim skandaloz me paratë dhe shëndetin e shqiptarëve. Me 8 dhjetor nis përballja pa kthim, për të ndalur këtë hajdutëri, këtë korrupsion të përbindshëm”, – theksoi deputetja demokrate Albana Vokshi.

 

box

Reagimi

Ministria: Akuzat e PD-së, të pabaza, kontrolli bazë shëndetësor pa pagesë

 

Mbi akuzat e PD-së reagoi dje edhe Ministria e Shëndetësisë, e cila përmes zv.ministres Milva Ekonomi, i ka cilësuar të pabaza. “Kontrolli bazë shëndetësor pa pagesë është hapi i parë konkret drejt mbulimit universal. I ofrohet pa pagesë, pa dallim nëse është i siguruar apo jo. I ofrohet kujtdo, në qendrën shëndetësore të mjekut të tij të familjes, pra njësoj në të gjithë territorin e vendit. Ofrohet kudo, pra në secilën nga 420 qendrat shëndetësore të vendit, me të njëjtën cilësi, të njëjtat pajisje dhe materiale mjekësore, me të njëjtat standarde dhe protokolle”, – tha zv.ministrja. Po ashtu Ekonomi theksoi se përtej akuzave politika është momenti të bashkohemi për ti bërë thirrje çdo shqiptari në grupmoshën 40-65 vjeç që ta kryejë kontrollin shëndetësor.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency