Projekti/Ambasada e SHBA-së, në mbrojtje të trashëgimisë kulturore në Shqipëri

0
134

shba

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka financuar një projekt i cili ka bërë të mundur restaurimin e çatisë së kishës së Shën Nikollës e cila ruan një numër afreskesh të pikturuara më 1726 nga artisti i njohur shqiptar David Selenica. Ambasada e SHBA-së në Tiranë në një postim në faqen e saj ne Facebook shprehet se “Projekti i financuar nga Fondi i Ambasadorit për Trashëgiminë Kulturore (AFCP) mbështeti restaurimin e çatisë së kishës së Shën Nikollës. Kisha ruan një numër afreskesh brilante me ngjyra, të pikturuar në vitin 1726 nga artisti i njohur shqiptar David Selenica. Afresket rrezikoheshin të shkatërroheshin për shkak të çatisë që rridhte. Këtë vit aplikimet për Programin e Fondit të Ambasadorit për Trashëgiminë Kulturore mbyllen në 6 dhjetor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency