Mësuesi për Shqipërinë/Përfundon sot afati për dorëzimin e dosjeve për mësuesit e Tiranës

0
144

mesu

 

Mësuesit në qytetin e Tiranës, të cilët kanë hyrë në testimin “Mësues për Shqipërinë” në vitin 2014 dhe këtë vit nuk do t’i nënshtrohen testimit që do të zhvillohet në dhjetor 2015, kanë afat edhe sot për të paraqitur në Drejtorinë Arsimore Rajonale të Qytetit të Tiranës, dosjen personale me dokumente. Në udhëzimin nr.38, “Për lëvizjet paralele, emërimin dhe largimin nga puna të mësuesve”, duke qenë se në themel të rekrutimit është testimi “Mësues për Shqipërinë”, në dispozitat kalimtare të këtij udhëzimi, MAS ka përcaktuar se si do të veprohet me 5200 mësues që hynë në testim vjet, dokumentet që duhet të dorëzojnë si dhe skemën e vlerësimit të dosjes së tyre. Kështu, drejtoritë arsimore dhe zyrat arsimore në mbarë vendin kanë hapur aplikimet për dorëzimin e dosjeve. Ndërsa afati i pranimit të dokumentacionit është deri më datë 30 nëntor 2015”, përcaktohet në njoftimin e DAR Tiranë.

 

Dokumentet për konkurrim

  1. Curriculum Vitae, sipas modelit të përcaktuar në Shtojcën 1, bashkëlidhur udhëzimit të lartë përmendur.
  2. Raporte mjeko-ligjore (i tre muajve të fundit dhe i detyrueshëm).
  3. Deklaratë për gjendjen gjyqësore, sipas Shtojcës 5 bashkëlidhur këtij udhëzimi.
  4. Vërtetim i qendrës së banimit (i detyrueshëm)
  5. Fotokopje e librezës së punës (nëse ke qenë ose je në marrëdhënie pune).
  6. Fotokopje e noterizuar e diplomës dhe vërtetimit të listës së notave të studimeve të larta ( Cikli i I+II dhe DIND, i detyrueshëm).
  7. Fotokopje të Licencës së provimit të shteti për profesionin e rregulluar të mësuesit, (i detyrueshëm vetëm për personat të cilët kanë detyrim ligjorë për të dhënë këtë provim sipas përcaktimit të ligjit nr. 10171, datë 22.10.2009, “Për Profesionet e Rregulluara në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar).
  8. Fotokopje e certifikatave të trajnimeve, (paraqiten fotokopje të certifikatave të akredituara nga MAS dhe ato jashtë vendit).
  9. Fotokopje e dëshmive të shkallëve të kualifikimit.
  10. Fotokopje të noterizuara të dëshmive të kualifikimit shkencorë (gradë ose titull akademik/shkencorë).
  11. Fotokopje të noterizuara të dëshmisë së njohjes së gjuhës/ve të huaja)
  12. Botime, kumtesa dhe publikime në fushën e edukimit. Kopje të faqes së parë ku të identifikohet titulli dhe njësia publikuese.
  13. Deklaratë nga kandidatë për autorizimin e Njësisë Arsimore Vendore, Drejtorinë Arsimore Rajonale të qytetit të Tiranës, që të shqyrtojë vërtetësinë e dokumenteve të paraqitura, sipas Shtojcës 2 bashkëlidhur këtij vendimi.

Dokumentet për aplikim duhet të paraqiten vetëm me shërbim postarë, në adresën e Drejtorisë Arsimore Rajonale të qytetit të Tiranës, rruga “Jeronim De Rada”, Tiranë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency