John Kerry ,vizitë në Kosovë për krizën politike , korrupsionin dhe çështjen Isis

0
158

 

jonSekretari Amerikan i Shtetit John në vizitën e parë në Ballkan si kryediplomat amerikan të mërkurën do të nënvizojë brengën për mungesën e progresit në Kosovë, 16 vjet pas luftës të udhëhequr nga SHBA e cila e vendosi Kosovën në rrugën e pavarësisë, shkruan Reuters.

Reuters shkruan se si Kosova po ballafaqohet me një krizë politike rreth marrëveshjeve me Serbinë dhe për frustrimin për shkak të mungesës së progresit në demokraci, çështjet e korrupsionit dhe ngecjes në integrimet evropiane.

Po asht theksohet se Kosova me shumicë myslimane mbetet pro-amerikane por ka brenga në Perëndim për shkak ta radikalizmit në mesin e rinisë të papunë kosovare. Reuters shkruan se së paku 200 të rinj i janë bashkuar ISIS-it.

Kjo agjencia ka cituar një zyrtar të lartë amerikan i cili thekson se Kerry do të udhëtojë në Kosovë për të mbështetur ndërtimin e shtetit demokratike, forcimin e sundimit të ligjit dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Po ashtu Reuters raporton për krizën, demonstrata dhe hedhjen e gazit nga deputetët e opozitës.

Zyrtari amerikan ka thënë se Kerry do të ngris cështjen e kosovareve që po i bashkohen ISIS-it para se të shkojë në Beograd për të marrë pjesë në takimin e OSBE-së ku po ashtu do të bisedohet për çështjen e Sirisë dhe ISIS.

Por sipas Reuters fakti që Kerry vetëm tan po vjen në Ballkan edhe pse si sekretar i shetit i ka bërë 1 milion milje udhëtime, është tregues se gjendja në rajon është më e mirë edhe pse këtu dikur ka pasur luftëra.

Analistët ndërkaq theksojnë se në rajon ka pakënaqësi, veçmas në Kosovë. Shumë kosovarë janë duke u frustruar për shkak të progresit të ngadaltë drejt integrimeve evropiane, lirinë e lëvizjes, mungesën e punës dhe prosperitetit.

“E keni këtë frustrimin në rritje në Kosovë, pasi po bëhet e qartë se premtimet dhe shpresat të shoqëruara me pavarësinë, nuk po përmbushen”, ka thënë Gerald Knaus udhëheqës i ESI-t.

Ndërkaq Reuters ka cituar Ardian Arifajn, këshilltarin e Hashim Thaçit i cili duke komentuar vizitën e Kerryt ka thënë se ai do të shtyja politikën kosovare që ta vazhdojë punën dhe se “ne jemi në rrugën e duhur”

Ndërkohë Reuters ka shkruar edhe për respektin që kanë SHBA-të në Kosovë.

“Nëse amerikanët nuk do të na ndihmonin neve më 1999, unë sot do të isha në varr …ose në ndonjë vend të huaj”, ka thënë Ymer Sylejmani 64 vjeçar me profesion mësimdhënës.

“Por tani nganjëherë ata janë duke bërë gabime duke i mbështetur disa hajna-politikanët tanë”, ka thënë ai.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency