Festivali i poezisë/“50 poezi për borën” bashkoi fjollat e borës me bukurinë e fjalë

0
215

50

Festivali ndërkombëtar i poezisë “50 Poems for snoë” (50 poezi për borën), zhvilloi edicionin e parë në Prishtinë, te shtunen në qiell të hapur, në natën e borës së parë. Mbrëmja e së premtes bashkoi fjollat e borës me bukurinë e fjalës së poetëve Blerina Rogova Gaxha, Halil Matoshi  dhe Ndriçim Ademaj. Krahas poezive të tyre, poetët lexuan edhe vargje të poetit persian Mevlana Xhelaleddin Muhammed Rumi. Festivali mblodhi dashamirët e fjalës së shkruar, në kopshtin e Soma Book Station, të cilët përcollën leximin e poezive, përkundër të ftohtit dhe borës që binte. Rënia e hershme e borës, bëri që Prishtina t’i prijë listës së qyteteve ku organizohet festivali,  pasi qytetet si Toulouse, Londra e Çikago, janë në pritje të borës së parë. “50 Poems for snoë” është festival i përvitshëm, pa buxhet, që organizohet që nga viti 2012.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency