Festimet në diasporë për 103-vjetorin e pavarësisë

0
139

12234960_1189077801120774_8399957253619102435_n

 

Federata panshqiptare e Amerikës “Vatra” dhe Bashkësia shqiptare në vijim të traditës shumë vjeçare, festuan mbrëmë me një solemnitet të veçantë, 103-vjetorin e krijimit të shtetit Shqiptarë. Me këtë rast rreth 500 shqiptarë, nga Shqipëria, Kosova dhe viset shqiptare, janë bërë së bashku për të festuar ditën e flamurit kuq e zi. Më pas me një minutë heshtje, iu dha një nderim të gjithë të rënëve, dhe, të gjithë atyre që kontribuuan në pavarësinë e shtetit shqiptar. Në vazhdim, festa e 28 Nëntorit, tek Vatra dhe bashkësia shqiptare, vazhdoi me muzikë me këngë e valle të traditës sonë që ruhen me mall e dashuri me lidhjet shpirtërore me vendlindjen. 28 nëntori u festua edhe ne Bruksel, ku personalitete nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i zi dhe Presheva morën pjesë ne aktivitetet me rastin e 103-vjetorit të Pavarësisë. Flamuri shqiptar u ngrit edhe ne Kanada ne aktivitetet e organizuara nga Shqiptaret atje.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency