Standard.al

Ekspertet: Ritmi i shpejtë i plakjes së popullsisë do të ketë pasoja

palkja

Ekspertët thonë se ritmi i shpejtë, më të cilin po ecën plakja e popullsisë në Shqipëri, nga vendi me popullsinë më të re në Europë do të sjellë pasoja, mes të cilave zhbalancimin e mëtejshëm të numrit të kontribuuesve dhe përfituesve të skemës së pensionit.

“Sa më shumë plaket popullsia shqiptare, aq më shumë rritet pesha kontributeve e shtetit mbi skemat e sigurimeve shoqërore. Kjo është kosto, sepse kjo do të thotë që duhet të rriten taksat e tatimet, se të ardhurat s’kanë nga vijnë, veçse nga ajo pjesë e popullsisë që është në proces pune dhe prodhimi. Kjo ka bërë që raporti mes atyre që kontribuojnë në skemat e sigurimeve, si dhe atyre që përfitojnë po prishet gjithnjë e më tepër”, tha Gëzim Tushe, sociolog.

Përballë këtij realiteti të ri, ekspertët shprehen se nuk duhet të qëndrojmë indiferentë, por të merren masa që nisin nga shmangia e shkaqeve, siç është rënia e lindshmërisë, që aktualisht përllogaritet në mesatarisht 1.7 fëmijë për nënë, poshtë normës së zëvendësimit.

“Të ndikojmë në politikat që nxisin lindshmërinë, që kanë të bëjnë me përmirësimin e sistemit të kopshteve, çerdheve, me përfitimet që duhet të marrin nënat gjatë dhe pas shtatzënisë”, tha Gëzim Tushe.

“Në shumë vende të botës aplikohet një formë e ndihmës sociale për nënat me shumë fëmijë, gjë që i lehtëson atyre jetesën”, tha Arjana Muçaj, pedagoge e UT.

Tërheqja e të rinjve nga emigracioni jashtë vendit është një tjetër shkak, që e përkeqëson raportin mes popullsisë së re dhe moshës së tretë. “Kam parasysh këtu punësimin e të rinjve, mbajtja e krahut të punës në vend. Ne e dimë që fuqia më e madhe vjen pikërisht nga të rinjtë, ndaj duhet të përmirësohet tregu i punës për të rinjtë”, tha Arjana Muçaj.

Veç politikave për të rinjtë, ekspertët thonë se nevojiten dhe politika për popullsinë mbi 65 vjeç, që është grupmosha që ka më shumë nevojë për mbështetje sociale dhe shëndetësore, por jo vetëm.

“Në këtë botë të gjithë do të plakemi dhe patjetër do të kemi nevojë për skemat e sigurimeve sociale të shtetit, por së pari do të kemi nevojë për kujdesin e familjes biologjike. Të kthejmë sytë te familja trad

Comments are closed.