AvionI “A320” është detyruar të bëjë ulje të parakohshme , shkak moti i keq
Një avion pasagjerësh “A320” është detyruar që të ndërpresë uljen e tij në një aeroport në Britaninë e Madhe, për shkak të erërave të forta. Në këtë video shihet se si avioni tenton të ulet në pistë, por e ka të pamundur nga era e fortë.
Meteorologët kanë paralajmëruar për erërat e forta në të gjithë vendin. Reshjet e vazhdueshme kanë shkaktuar përmbytje masive, duke lënë shumë dëme në shtëpi, makina dhe pemë.
Gjithashtu, janë anuluar edhe disa fluturime si dhe udhëtime me tren. Nga stuhitë e fuqishme ka humbur jetën një person, i cili vrapoi për të shpëtuar qenin që po mbytej në det.
Comments are closed.