29 Nëntori, Rama: Dëshmorët, dëshmia më e mirë për të luftuar të keqen, terrorizmin

0
128

 

 

RRRKryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë ceremonisë në përkujtim të festës së 29 nëntorit që u mbat në Kryeministri se, “pikërisht sot dëshmia e 29 nëntorit e gjithçka që na kujton është më shumë se asnjëherë, një thirrje për të luftuar për paqen e qytetërimit të të cilit paraardhësit tanë zgjodhën t’i përkasin, atëherë kur patën nisur një luftë, e pangjashme me këtë dhe tjetrën para sja, por që pavarësisht pangjshmërisë në mjete Papa Françesku e quan Lufta e Tretë Botërore”.Kryeministri Rama i krahasoi sulmet në Paris të disa javëve më parë me sulmin në Pearl Harbor. Duke cituar Presidentin amerikan Theodore Ruzvelt, Rama u shpreh se “ai ditën e sulmit në ‘Pearl Harbor’ e cilësoi si ditë e zvetënimi dhe turpi. Ishte një ditë jashtë koncepteve të njohura deri atëherë. Ishte ajo ditë që kristalizoi alencën e popujve kundër së keqes dhe ngadhënjimin e njeriut kundër shfarrosjes së nazizmit. Patriotë, por sidomos të rinj e të reja e angazhuan vendin tonë në anën e duhur të historisë dhe fituan mirënjohjen dhe respektin e të gjithë brezave të ardhshëm”.“De Gol në 1940 e pati cilësuar si Luftën e Dytë Botërore, luftën që kishte plasur në zemër të Europës dhe më pas kur iu drejtua të rinjve gjatë bashkimi franko-gjerman tha “ju përgëzoj ju përgëzoj mbi të gjitha se jeni të rinj. Kjo luftë i kushtoi Shqipërisë lulen e rinisë së saj. Mes 7 prillit 1939 dhe disa vite më pas në sytë e shumëkujt të rinjtë dhe të rejat që u ngritën në këtë luftë merreshin të marrë, kur i kundërviheshin një makine të fuqishme luftë si ajo naziste”, tha Rama.Kryeministri shtoi se, “krahasimi mes Pearl Harbour dhe asaj që ndodhi në Paris s’ka ndryshim. Sulmi i pabesë në emër të një zoti të tradhëtuar siç e quajti Presidenti Hollande ishte një sulm jo vetëm ndaj Francës, por edhe ndaj botës mbarë”.Sot, nënvizoi Rama, “diçka të ngjashme dhe ndoshta më të errët sesa nazizmi mishëron ISIS. Edhe nderimet që ushqen 29 Nëntori sot janë më të gjalla sesa 29 nëntorët e shkuar sepse sot jemi të përqëndruar në diçka edhe më të errët sesa vetë nazizmi. Prandaj sot 29 Nëntori duket më frymëzes dhe inkurajues sesa kur armiku i njerëzimit nuk ishte shfaqur ende në të gjithë egërsinë e tij”.Kryeministri Rama theksoi se, “mirënjohjen për dëshmorët e LANÇ e kemi shprehur gjithnjë, por sot 29 Nëntori nuk na përçon vetëm ndjenjën e krenarisë dhe respektit, por dhe kurajën e forcën e kurajos së madhe dhe shëmbullit që na jep lufta ndaj armikut të botës së lirë”.“Sfida e këtij qytetërimi që i përkasim është të fitojë luftën pa humbur paqen. Kjo e somja është një luftë kur paqen tonë duhet ta fitojmë përditë. Në Shqipëri shqiptarët e kanë bërë zgjedhjen pa kthim për integrimin e plotë në Aleancën e madhe Euro-Atlantike deh lufta kundër terrorizmit është lufta e çdo qytetari kundër frikës që terroristët duan të kallin në çdo familje, në çdo strehë. Luftë për të mos lejuar që terrori të përcaktojë axhendën tonë të përditshme. Si popull kemi zgjedhur të jemi mes njerëzish dhe popujsh që zgjedhjen e tyre e kanë bërë të qartë për liri dhe demokraci. Prandaj të festojmë këtë ditë të bekuar të Çlirimit dhe lavdi të përjetshme dëshmorëve të Atdheut”, u shpreh Kryeministri Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency