Klosi në Lezhë/Shqipëria ka nevojë për më shumë punëtorë të kualifikuar

0
144

 

klosi26-300x200Nxitja e punësimit dhe hapja e vendeve të reja të punës, ishin në fokusin e vizitës që ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi zhvilloi në qytetin e Lezhës. Ai vizitoi ambientet e një fabrikë këpucësh, e cila ka aktualisht të punësuar 200 punonjës, ndërsa kërkon të zgjerojë biznesin e saj dhe për këtë kërkon të punësojë edhe 300 punonjës të tjerë. Nisur pikërisht nga kjo kërkesë, kryesisht për punëtorë të kualifikuar, ministri Blendi Klosi theksoi se kjo është një tjetër dëshmi se, pavarësisht numrit të madh të punëkërkuesve të regjistruar në zyrat e punës, ekziston edhe një numër i madh vendesh pune që kërkojnë punonjës të kualifikuar. “Ajo që do donim të evidentonim është se në Shqipëri ka punë, në Shqipëri kërkohen punëtorë, por kërkohen punëtorë të kualifikuar, të cilët jo të harxhojnë një periudhë të gjatë kohe pranë biznesit për t’u kualifikuar, por këtë ta bëjnë pranë shkollave dhe qendrave profesionale, ku mund të marrin zeje dhe zanate”, tha ministri Klosi. Sakaq, nisur pikërisht nga ky paradoks i evidentuar edhe në Lezhë, ku nga njëra anë ekzistojnë lista të gjata të papunësh dhe nga ana tjetër ekzistojnë vende të shumta pune që kërkojnë punëtorë të kualifikuar, ministri kërkoi edhe një herë nga zyrat e Punës dhe shkollat profesionale që të bashkëpunojnë me biznesin për të marrë prej tij kërkesat dhe për të gjetur punonjësit e duhur.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency