Prangoset shqiptari në Cremona, Itali kapet me 4 kilogramë kokainë

0
143

prangaNjë i ri shqiptar është prangosur nga policia gjatë ditës së sotme, pasi i janë gjetur 4 kilogramë kokainë. Operacioni i policisë është bërë në Cremona, Itali.Policia italiane tha se, në makinën e 24-vjeçar të arrestuar janë gjetur 4 pako lëndë narkotike me nga 1 kilogramë. Arrestimi është bërë gjatë një postblloku në Rivolatana.Sapo makina është ndaluar, shqiptari është ndjerë shumë nervoz duke bërë që policia të ushtrojë një kontroll në makinë e tij “Seat Leon”.Brenda një çante dore janë gjetur 3 pako lëndë narkotike, e ndarë në pako, secila me nga 1 kilogramë kokainë.Nën sedilje policia ka gjetur dhe një pako të 4-të. Shqiptari mësohet se ishte pa dokumente në Itali.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency