Praktika profesionale /Urdhri i Farmacistëve publikon datat për regjistrimet për sezonin dhjetor 2015- mars 2016

0
242

 

 

farmacia-640x340kerkese

vetedeklarim

 

 

Dokumentet, afati, kriteret, procedurat dhe pagesa për të gjithë farmacistët, të cilët duan të kryejnë praktiken

 

Dori Hoxha

Të gjithë farmacistët, të cilët kanë mbaruar studimet, duhet të regjistrohen për kryerjen e praktikës profesional për sezonin dhjetor 2015 – mars 2016, duke filluar nga data 15 dhjetor 2015 deri më datë 24 dhjetor 2015

 

 

Urdhri i Farmacistëve ka publikuar kriteret, afatin, dokumentet, procedurat dhe pagesën që duhet kryer për regjistrimin e të gjithë farmacistëve, të cilët duan të kryejnë praktikën profesionale për sezonin dhjetor 2015 – mars 2016. Sipas njoftimit të UFSH-së, regjistrime zgjasin dhjetë ditë, duke filluar nga data 15 dhjetor 2015 deri më datë 24 dhjetor 2015. Të gjithë praktikantët e regjistruar mund të kryejnë praktikën profesionale vetëm në farmacitë e rrjetit të hapur ose spitalore, nën drejtimin e një farmacisti me jo më pak se 3 (tre) vjet përvojë pune.

 

PROCEDURA DHE DOKUMENTET

Të gjithë farmacistët të cilët kanë mbaruar studimet duhet të regjistrohen për kryerjen e praktikës profesional duke dorëzuar kërkesën, vetëdeklarimin, fotokopjen të noterizuar të diplomës dhe listës së notave, kontratën tip për kryerjen e praktikës profesionale dhe fotokopjen e certifikatës së anëtarësimit në UFSH të drejtuesit të praktikës. Gjithashtu nevojiten 3 fotografi (3×3.5 cm), dhe fotokopje e kartës së identitetit. Sakaq, praktikanti duhet të kryejë edhe pagesën prej 10.000 lekësh në numrat e llogarive bankare, të cilat mund t’i gjeni bashkëngjitur këtij shkrimi, ndërkohë që mandat-pagesa duhet të bashkëngjitet me dokumentacionin që do të dorëzohet. Urdhri i Farmacistit përcakton se për t’u regjistruar në praktikën profesionale, kandidati duhet të paraqitet personalisht, në adresën: rruga “Xhanfize Keko”, Porcelan, Tiranë, pasi duhet të plotësojë kërkesën për regjistrimin dhe vetëdeklarimin e praktikantit. Në momentin e dorëzimit të dokumenteve të nevojshme, do të bëhet edhe nënshkrimi i kontratës, e cila rregullon marrëdhënien midis praktikantit dhe drejtuesit të praktikës, ndërsa një kopje e saj duhet të dorëzohet në zyrën e Urdhrit të Farmacistit të Shqipërisë në momentin e fillimit të praktikës.
KONTRATA E PRAKTIKËS PROFESIONALE

Objekt i kësaj kontrate është përcaktimi i të drejtave dhe detyrimeve që lindin për Drejtuesin e Praktikës dhe Praktikantin gjatë periudhës së kryerjes së praktikës. Afati i kontratës dhe hyrja ne fuqi e saj fillon nga data e nënshkrimit te saj nga palët dhe përfundon vlefshmërinë e saj me përfundimin e Praktikës Profesionale. Kontrata e praktikës lidhet midis farmacistit i cili do të jetë në rolin e Drejtuesit të Praktikës Profesionale dhe praktikantit me qëllim përgatitjen praktike të praktikantit për përvetësimin efektiv të njohurive teknike, praktike dhe etike të profesionit nga ana e tij, në përputhje të plotë me programin e praktikës. Kontrata garanton të drejtat dhe detyrimet e Drejtuesit të Praktikës për të dhënë eksperiencën e tij, duke respektuar parimin e lirisë kontraktuese, të barazisë dhe të respektimit të drejtë dhe të paanshëm të interesave të palëve. Oraret e zhvillimit të Praktikës do të jenë 6 (gjashtë) orë në ditë, 08:00 – 14:00, 5 ditë në javë (e hënë – e premte). Drejtuesi i Praktikes në përfundim të praktikës bën vlerësimin e njohurive praktike të praktikantit duke plotësuar “Formularin e Vlerësimit”.

 

Të Drejtat dhe detyrimet e palëve të drejtat dhe detyrimet e drejtuesit të praktikës

  1. Të jetë profesionist me përvojë jo më pak se 3 (tre) vjetësh. 2. Ti siguroje Praktikantit kushtet e nevojshme për realizimin e një praktike efektive. 3. Ti bëjë një vlerësim të drejtë dhe të paanshëm njohurive të Praktikantit dhe të pajisë praktikantin me Formularin e Vlerësimit të Praktikës. 4. Të drejtojë praktikën profesionale në përputhje të plotë me standardet, parimet

dhe normat e Kodit Deontologjik Farmaceutik, si dhe me legjislacionin farmaceutik në fuqi. 5. Ti kërkojë praktikantit respektimin e orarit dhe ta dokumentojë atë në librezën e praktikës profesionale. 6. Ti kërkojë Praktikantit kryerjen e praktikës profesionale në përputhje me rregulloren e UFSH për praktikën profesionale. 7. Të anulojë kontratën në rast shkeljeje të detyrimeve të saj nga ana e praktikantit dhe të njoftojë strukturat më të afërta të UFSH-së.

 

 Të drejtat dhe detyrimet e praktikantit

  1. Të respektojë Drejtuesin e Praktikës në përputhje të plotë me normat e etikës dhe kodit deontologjik farmaceutik. 2. Të qëndrojë në farmacinë ku kryen praktikën gjatë gjithë periudhës së praktikës, të respektojë orarin e caktuar dhe të pranojë në fund të praktikës vlerësimin e bërë nga Drejtuesi i Praktikës. Praktika është program i detyrueshëm mësimor. 3. Të respektojë Drejtuesin e Praktikës dhe etikën e komunikimit me të dhe me pacientët. 4. Ankohet tek drejtuesi i institucionit si dhe tek strukturat më të afërta të UFSH-së për veprime që bien ndesh me këto të drejta apo tjetër veprim që e pengon, krijon vështirësi apo pamundësi në zhvillimin efektiv të praktikës. 5. Praktikanti që fiton të drejtën e anulimit të kontratës ekzistuese, për periudhën e mbetur nënshkruan kontratë me një drejtues tjetër praktike.

Kjo kontratë është një marrëveshje midis Drejtuesit të Praktikës dhe Praktikantit në lidhje me realizimin e periudhës së praktikës. Gjatë zhvillimit të praktikës profesionale, praktikantit i paguhen sigurimet shoqërore dhe sigurimet shëndetësore nga subjekti pranë të cilit ai kryen praktikën profesionale. Palët duhet të zgjidhin me mirëkuptim çdo mosmarrëveshje që mund të lindë si rrjedhojë e zbatimit të kësaj kontrate. Kontrata hartohet tre kopje me fuqi të njëjtë ligjore, nga të cilat një për secilën palë dhe një depozitohet në Urdhrin e Farmacistëve. Palët e lexojnë dhe pasi pranojnë e bien dakord me kushtet e kësaj kontrate, e nënshkruajnë atë, në dhe për interes të qëllimeve profesionale që përfaqësojnë.

 

Vlerësimi
Me përfundimin e praktikës profesionale, praktikanti duhet t’i nënshtrohet një provimi vlerësues dhe vetëm nëse ky provim kalohet, praktika profesionale quhet e kaluar me sukses. Për këtë, kandidati duhet të përfitojë 50-100 pikë, ndërkohë që praktikantët që marrin 0-49 pikë duhet ta përsëritin vlerësimin e aftësimit praktik. Kalimi me sukses i praktikës profesionale është një kusht për të hyrë në provimin e shtetit. Ndërkohë që, vetëm kandidati që vlerësohet pozitivisht në provimin e shtetit ka të drejtën e ushtrimit të profesionit.
Provimi i shtetit
Provimit të shtetit i nënshtrohen të gjitha profesionet e rregulluara në vendin tonë, ku farmacistët janë njëri prej tyre. Provimi ka për qëllim daljen në treg të profesionistëve më cilësorë në fushat e mjekësisë dhe mësuesisë. Sakaq provimi i shtetit për farmacistët për këtë sezon pritet të kryhet në muajin dhjetor 2015.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency