Eksperti i EURALIUS: Statusi i posaçëm për Gjyqtarët dhe prokurorët

0
102

 

topNë kuadër të procesit të reformës në drejtësi, këtë të premte u zhvillua në Gjirokastër tryeza rajonale për prezantimin dhe konsultimin e paketës së ndryshimeve kushtetuese me gjyqtarë, prokurorë, avokatë e përfaqësues të shoqërisë civile.

Gjatë fjalës së tij në këtë takim, eksperti i misionit EURALIUS, Rainer Deville, duke iu referuar diskutimeve të fundit në media lidhur meshkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, u shpreh qartësisht mbi statusin e duhur dhe të merituar për këta funksionarë të shtetit.

Ai vuri në dukje se, “EURALIUS është një projekt tekniko-ligjor” dhe sa i takon sistemit për të vlerësuar gjyqtarët që janë në detyrë theksoi se, “ky proces është një prej sfidave më të vështira që ne kemi”.

“Gjyqtarët dhe prokurorët meritojnë një status të posaçëm, meritojnë një rrogë të përshtatshme, sigurime shoqërore dhe pensione. Kjo është ajo të cilën ne po diskutojmë, jo në kuadrin kushtetues, por në atë ligjzbatues”, tha Deville.

Ai u shpreh i vetëdijshëm se reforma në fjalë është komplekse për një mori arsyesh, përfshirë atë të pagave të funksionarëve dhe tarifave të gjyqësorit.

“Nëse ne diskutojmë për paga më të larta, kjo do të shkonte për t’u vendosur në faqen e parë të një gazete. Por ju e kuptoni se këto paga më të larta duhet të financohen, kërkojnë burime financiare. Na duhen ligje më të mira sa i takon tarifave gjyqësore dhe ndihmës juridike. Pra, çështja është shumë e komplikuar për t’u përmbledhur në një fjali”, vijoi Deville.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency