Tjetër drogë e kaluar nga porti i Durrësit, italianët e gjejnë të fshehur në kutitë me pizhama

0
268

 

droPolicia italiane ka arrestuar një 26-vjecar shqiptar, me akuzën për trafik droge. Sami Zoto zbriti në Bari me tragetin e linjës që nisej nga porti i Durrësit.

Ai ishte drejtues i një kamioni të ngarkuar me pizhame. Pas nervozizmi të shfaqur te doganierët, kamioni iu nënshtrua një kontrolli të imtësishëm nga oficerët e Guardia di Financa, të cilët zbuluan mes kutive me pizhame 26 kg marijuanë dhe 1 kg heroinë.

Policia po heton për të zbuluar lidhjet e tij me persona të tjer që prisnin drogën në Itali

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency