Presidenti iShoqatës Botërore të Akuarelistëve, Atanur Dogan i bën një portret Dritëro Agollit

0
139

 

 

agolliShoqata Vizart, në kuadër të Panairit “Klik Ekspo Group” në datat 21-25 Nëntor çeli Bienalen e Parë Ndërkombëtare në Tiranë në bashkëpunim me “Klik Ekspo Group”, ku morën pjesë të gjithë artistët më të shquar në botë për veprat e akuarelizmit të kryesuar nga  Presidenti i Shoqatës Botërore të Akuarelistëve, Atanur Dogan.

Artisti Atanur Dogan hodhi në letër me ngjyra portretin e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli dhe ia dhuroi sot në shtëpinë e tij, duke treguar se dashuria dhe nderimi për kolosin e letrave shqipe, nuk është e izoluar vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por edhe jashtë saj.

I emocionuar për këtë dhuratë, Dritëllo Agolli nuk heziton të krijojë një mjedis shplodhës dhe plot batuta. I çlirët ashtu sikurse vitet janë treguar me të.

“Mirëseerdhët në Shqipëri. Ne kishim dëshirë që të rrinit më shumë. Në këtë botë të turbullt ardhja juaj na dha pak dritë, sepse jeni një pelegrin i artit, i qetësisë së njerëzve që të mos ketë terrorizëm dhe ardhja juaj na dha optimizëm. Shqiptari është shume optimist sepse e ka në gjak optimizmin dhe ygjymin. Jemi shumë të gëzuar dhe mendoj se do të jeni miku ynë i përhershëm. Ne kemi me Turqinë marrëdhënie shumë të mira. I kemi patur edhe përpara jo vetëm tani. Në këto fjalorët që kemi këtu ka 2 mijë fjalë turqisht. Që në kohën e osmanllinjve deri tani ka pasur më shumë. Në këtë dhomë shiko sa fjalë turqisht ka, sofra, oda, tavan, penxhere, dysheme, raki”, tha shkrimtari Agolli.

Mes miqsh e të afërm, shtëpia e shkrimtarit të madh është gjithmonë e hareshme dhe e hapur për të mirëpritur miq të rinj, aq sa dhe akuarelisti turk Atanur Dogan nuk e ka të lehtë të shkëputet nga biseda me të.

“Kur erdha këtu, jo vetëm fjalët, por edhe kultura dhe ushqimi e pashë ngjajnë shumë me ato në Turqi dhe këtu jam ndjerë si në shtëpi. Edhe emrat e ushqimeve i keni si në Turqi. Edhe në Turqi ka shumë restorante që bëjnë ushqime shqiptare dhe ka edhe fshatra ku jetojnë shqiptarë”, tha artisti Dogan.

Shkrimtari i madh Dritëro Agolli vlerësoi shumë edhe letërsinë turke, duke u ndalur tek poetët dhe shkrimtarët e preferuar të tij. “Dy poetë turq që i kam të preferuar janë Orhan Veli dhe Nazmi Hikmet. Prozatorë është Jashar Qemal. Kam shkruar preambulën e librit ‘Mehmeti i vogël’. E kam takuar Nazmi Hikmetin në San Petersburg sepse kishte ardhur të takohej me studentët. E takova dhe i thashë ‘jam arnaut’ dhe dua të bëhem shkrimtar. ‘Unë jam turk’ tha ai ‘dhe u bëra shkrimtar, jo ti që je arnaut’.

Nga historitë e Regjimit komunist e deri tek partneriteti i ngushtë social e kulturor i Shqipërisë me shtetin turk, Dritëro Agolli e përligj më së miri frymëzimin që i ka dhënë piktorit Dogan.

Artisti turk Dogan vlerësoi figurën e shkrimtarit të madh Agolli duke  thënë se “jeni shumë i respektuar dhe e kuptoj pushtetin tuaj në letërsinë shqiptare që kur e pikturova portretin tuaj.

Por çfarë do t’i ndryshonte personazhit më të spikatur të letrave shqipe  Dritëro Agollit, akuarelisti turk tanimë që e takoi nga afër? Artisti turk u shpreh se “të gjitha këto pjesë të personalitetit jam përpjekur t’i përfshijë në pikturën time dedikuar shkrimtarit të madh Dritëro Agolli”.

Më pas artisti turk Atanur Dogan, shkroi një dedikim në turqisht tek portreti I shkrimtarit Dritëro Agolli. “Mjeshtër poet Dritëro Agolli jam I lumtur që ju takova personalisht dhe fakti që ju njoha nga afër është një nder i madh për mua dhe një moment mbresëlënës. Jeni një njeri shumë i rëndësishëm që njoh në historinë e artit shqiptar. Nis urimet e mia më të thella dhe ju kam vendosur edhe firmën time me urimet më të mira. Kam bërë shumë piktura, kam pikturuar edhe heroin tonë Kemal Ataturk dhe është me të vërtetë, hera e dytë që pata kënaqësi të vizatoja në akuarel  persoanzhin tuaj që është shumë i rëndësishëm”.

Në një ambjent familjar, në prani të shkrimtarit të madh, Dritëro Agolli, “Klik Ekspo Group” vlerësoi shoqatën VIZart dhe artistët Ormira Lulani dhe Helidon Haliti me medaljen “Shqiponja e Artë” për promovimin e zhanrit të akuarelit,  të lëvruar nga artistët shqiptarë dhe ndërkombëtarizimin e vlerave të tyre, përcjelljen e ngjyrave dhe artit botëror në Tiranë , duke sjellë për herë të parë Bienalen Ndërkombëtare të Akuarelit. Kjo ceremony u zhvilluarnë shtëpinë e Dritëro Agollit, ku brezat bashkëjetojnë më së miri.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency