Obama mesazh urimi për Pavarësinë e Shqipërisë: “ Ju shpreh urimet e mia ndërsa ju kremtoni këtë ditë të gëzuar”

0
101

obama obama ob

 

 

 

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama i ka dërguar një letër urimi Presidentit Nishani me rastin e Ditës së Pavarësisë të Shqipërisë. Në letrën e tij, Obama vlerësin partneritetin e Shqipërisë me SHBA-në dhe shprehe mirënjohjen për kontributin e vendit tonë për ruajtjen e paqes dhe të qëndrueshmërisë në rajonin e Ballkanit.

Letra e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama

“I dashur Zoti President,

 

Ju shpreh urimet më të mira për ju dhe popullin shqiptar edhe në emër të popullit amerikan me rastin e 28 Nëntorit, Ditës suaj të Pavarësisë.

 

Ky shënon edhe një rast për të reflektuar mbi partneritetin e fortë dhe të qëndrueshëm që gëzojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria, ashtu siç u nënvizua edhe nga nënshkrimi në prill i Partneritetit Strategjik Sh. B. A. – Shqipëri. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të përkushtuara për të ndihmuar Shqipërinë që të përparojë në rrugëtimin e saj drejt integrimin të plotë Euro-Atlantik.

 

U jam mirënjohës kontributeve të Shqipërisë në drejtim të rritjes së paqes dhe qëndrueshmërisë në Ballkan si dhe anembanë botës. Ato përfshijnë edhe ndihmesën e vlefshme të Shqipërisë si pjesëtare e Koalicionit Ndërkombëtar që lufton ISIS-in dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm në rajonin e Ballkanit. Unë pres që në këtë drejtim dhe në shumë fusha të tjera të rëndësishme, ta thellojmë bashkëpunimin tonë gjatë viteve në vazhdim.

 

Edhe njëherë, ju shpreh urimet e mia ndërsa ju kremtoni këtë ditë të gëzuar!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency