Mancini: Sfida ndaj Napolit, e vështirë

0
113

manci

 

Roberto Mancini ka thënë se Interi i tij është i gatshëm për ndeshjen kundër Napolit. Por, sipas teknikut italian, sfida e së hënës nuk do të jetë vendimtare, pasi ka shumë deri në fund. “Do të vijë dhe ndeshja ku nuk do të shënojë dhe kushedi mund të jetë pikërisht ndeshja jone”, – ka thënë Mancini duke iu referuar faktit se Higuain ka shënuar në pesë ndeshjet e fundit në “San Paolo”. “E hëna nuk do të jetë vendimtare as për ne dhe as për ata. Gjithçka do të vendoset me tutje. Jemi katër apo pesë skuadra pak pike larg njëra-tjetrës dhe pas çdo jave ndryshon klasifikimi. Do të nevojitet të bëjmë shumë pikë edhe kundër skuadrave qe na ndjekin, sepse në fund bëjmë diferencën. Nuk më surprizon fakti se Sarri është duke bërë mirë, sepse kishte bërë një punë shumë të mirë edhe te Empoli. Punon shumë dhe ka një skuadër të madhe që luajnë së bashku prej kohesh”, – ka shtuar Mancini për fund rreth ndeshjes kundër Napolit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency