Komuniteti Mysliman nis fushatën e dhurimit të gjakut nën moton: “Jeni të ftuar për të shpëtuar jetë!”

0
154

 

km1Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, nën moton “Jeni të ftuar për të shpëtuar jetë!” ka çelur sot fushatën e dhurimi të gjakut për fëmijët talasemikë.
Drejtori i Çështjeve Sociale në këtë institucion, Edvin Kuçi, u shpreh se kjo fushatë është një thirrje për ti dhënë sa më shumë shpresë realitetit shqiptar.
“Kjo fushatë ka dy qëllime, jo vetëm besimtarët të afrohen të japin gjak, por është një thirrje, qytetare. Të gjithë janë të ftuar për të dhuruar gjak. Kjo është një thirrje për të gjithë ata njerëz që nuk e kanë kuptuar se çfarë nevojash kanë këta fëmijë. Njëkohësisht është një thirrje për ti dhënë sa më shumë shpresë realitetit shqiptar”, tha Kuçi.km2
Ndërsa drejtori i Medias, Oltion Kola, duke iu referuar edhe akteve të fundit të terrorit në Europë, u shpreh se kjo fushatë përçon mesazhin e qartë se besimtarët japin jetë dhe nuk e marrin atë, sikundër pretendohet.
Fushata ka nisur në institucionin e Komunitetit Mysliman dhe do të vazhdojë për disa të premte radhazi, në ambientet e disa prej xhamive kryesore të kryeqytetit.
Komuniteti Mysliman i bën thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës për t’ju bashkuar kësaj nisme në ndihmë të fëmijëve talasemikë, një prej kategorive, që vuan shumë mungesën e gjakut, të cilët jo vetëm që kanë një sëmundje të pashërueshme, por kanë nevojë të shpeshtë për marrjen e gjakut

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency