Klosi: 800 familje do të hiqen nga skema e ndihmës ekonomike

0
108

klosi

 

 

Në vitin 2013 premtuan se do hapnin 300 mijë vende punë, por ajo që kanë bërë gjatë këtyre dy viteve ka qenë e kundërtërta, kanë mbyll me mijëra vende punë.

“Rilindja” e Ramës e ka kapur keq më shtresën e varfër dhe nuk i shqitet. Sikuse është parë edhe tek reforma në energji preku më shumë shtresën e varfër ku nuk u kursyen as jetën e personave që u vetvranë apo i kapi korenti teksa lidhnin energjinë elektrike.

Këtë herë është ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, i cili gjatë mbledhjes në Komisionin e Punës deklaroi se “të tjerë abuzues të ndihmës ekonomike janë identifikuar dhe gjatë 2016 do të hiqen nga lista.Janë mbi 800 familje që do të hiqen nga skema e ndihmës ekonomike për vitin 2016.

“Në 2016 do ketë ulje të numrit të abuzuesve të ndihmës ekonomike. Fondi për ndihmën ekonomike dhe pak është 21 mld lekë,” tha Klosi teksa vlerësoi se buxheti i MMSR për vitin 2016 është 5.8 mld lekë më shumë sesa për këtë vit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency