Dekriminalizimi: 7 pikat që i detyrojnë politikanët të lardohen nga postet

0
171

kuvend

Kush do largohen menjëherë pas aprovimit të ligjit që po diskutohet në parlament, ligji i dekriminalizimit? Kjo është pyetja që shtohet. Edhe pse nuk është arritur ende tek emrat, ligji është i qartë.

Këta janë kategoritë e personave që nuk mund të jetë në politikë dhe administratë:

1- Largohen të dënuarit me burgim për një krim të rëndë. Ndalimi i këtyre është i përjetshëm. Nëse janë dënuar, nuk zgjidhen dot përjetë në të ardhmen. Nëse kanë kryer në të shkuarën, kurdo ta kenë kryer, humbasin mandatin aktual dhe nuk marrin me mandat kurrë.

2- Të dënuarit për korrupsion dhe krime zgjedhore. Nëse dikush dënohet nga hyrja ne fuqi e tutje, ndalohet për 20 vjet ‎të tjera pas daljes nga burgu. Për ata që janë në detyrë sot, afati 20 vjet shtrihet në periudhën para fillimit të detyrës, pra retroaktiv në kohë.

3- ‎Të dënuarit mbi 2 vjet me burgim, por që nuk janë dënuar për 2 pikat e mësipërme, ndalohen për 10 vjet. Nga datat e përfundimit të burgimit për rastet e ardhshme, dhe nga data e marrjes së detyrës 10 vite retroaktive.

4- Të dënuarit me burgim më shumë se 6 muaj për krim me dashje, ndalohen me të njëjtin mekanizëm ‎si tek pikat 2 dhe 3, por afati është sa afati përkatës i rehabilitimit të dënimit të dhënë.

5- Personat e dëbuar në lidhje me një krim sipas pikave 1-3 apo i dëbuar se përbën rrezik për sigurinë dhe rendin publik nga një vend i BE-së, US-a Kanadaja, Australia apo vende të tjera që i cakton Kuvendi dhe që kanë një sistem juridik të konsoliduar. Përshembull:  Norvegjia që nuk është anëtar i BE-së, Andorra, Lichtenstain etj. Ndalimi si kohë i korrespondon llojit të denimit sipas pikave 1-3, por në çdo rast jo me pak se 10 vjet.

6- Personat që kanë një masë sigurie personale si arrest etj, kanë një dënim jopërfundimtar apo janë në kërkim ndërkombëtar për rastet e pikave 1-3, nga një prej shteteve si tek pika 5. Për 10 vitet e para personat ndalohen të kandidojnë, zgjidhen apo ushtrojnë mandat, apo kur e kanë aktualisht mandatin, e humbasin. Pas kalimit të periudhës fillestare 10-vjeçare, ndalimi që aplikohet për këtë kategori është pezullimi i mandatit gjatë kohës që është nën proces penal. Pezullim dmth që nuk voton dot, nuk përbën numër për kuorumin ligjor, nuk nxjerr dot akte. Gjatë pezullimit.

7- Personat e dënuar për pikat 1-2 dhe janë në burg, e humbasin të drejtën e votës për periudhën që janë në burg. Kjo është risi për ne, por e kanë shumë vende të Europës.

Ligji parashikon moskandidim, zgjedhje, emërim, apo ushtrim funksioni kushtetues, ligjor, apo në shërbim civil, diplomatik, inteligjence, polici, ushtri, etj. Mekanizmi është vetëdeklarimi ‎nëse je apo jo në kushtet e ndalimit. Nëse deklaron të dhëna të rreme, dënohesh penalisht sipas nenit 190 te Kodit Penal.

Nëse personi është dënuar apo në proces penal me identitet tjetër, shenjat e gishtërinjve janë kyçi që do bëjë identifikimin e plotë. Ndërkohë nuk është e qarte se çfarë do behet me testin e drogës.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency