Specializimet /Fakulteti i Mjekësisë publikon afatin dhe dokumentet për regjistrimin për secilin kandidat fitues

0
163

MJEKESI

 

Fakulteti i Mjekësisë përmes një njoftimi ka publikuar aftin, orarin dhe dokumentet për regjistrimin e të gjithë kandidatëve të cilët janë shpallur fitues për vazhdimin e specializimit afatgjatë. Regjistrimi i kandidatëve fillon sot më 25 nëntor dhe përfundon me 27 nëntor 2015, ndërsa të gjithë kandidatët do të regjistrohen sipas njoftimit të Fakultetit të Mjekësisë, i cili përcakton datën dhe oraret për secilën degë. “Njoftohen kandidatet fitues te specializimeve afatgjata ne mjekësi për vitin 2015 – 2016 se procedurat e regjistrimit fillojnë nga data 25 – 27 nëntor 2016 ora 09:00 – 14:00. Fituesit duhet të kenë me vete dokumentet e mëposhtme: 1. Kontratën. 2. Kartën e Identitetit dhe fotokopje. 3. Fotokopje të diplomës Universitare. 4. Fotokopje të diplomës së shkollës së mesme. 5. Mandat Pagesa e tarifës shkollimit. Regjistrimet do të bëhen si më poshtë: Në datën 25.11.2015 do të regjistrohen specialitetet e mëposhtme: 1. Kardiologji 2. Alergologji-Imunologji 3. Anatomi Patologjike 4. Anestezi-Reanimacion 5. Dermatologji 6. Endokrinologji 7. Gastrohepatologji 8. Hematologji 9. Diagnoze me Imazhe Në datën 26.11.2015 do të regjistrohen specialitetet e mëposhtme: 1. Kirurgji e Përgjithshme 2. Laborator Biokimik-Klinik 3. Mikrobiologji 4. Nefrologji 5. Neurologji 6. ORL 7. Obstetrikë-Gjinekologji 8. Okulistike 9. Onkologji 10. Ortopedi-Traumatologji Në datën 27.11.2015 do të regjistrohen specialitetet e mëposhtme: 1. Pediatri 2. Pneumologji 3. Psikiatri 4. Reumatologji 5. Sëmundje Infektive 6. Toksikologji Klinike 7. Mjekësi Urgjence 8. Mjekësi Transfuzive”, – thuhet në njoftimin e publikuar nga Fakulteti i Mjekësisë. Kandidatët që u shpallën fitues janë ata që morën më shumë pikë nga mesatarja e studimeve në Fakultetin e Mjekësisë, nga intervista që u zhvillua përpara se të dilnin rezultatet dhe nga testimi i informatizuar që u zhvillua në mjediset e Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Studentët u përgjigjën 100 pyetjeve të përzgjedhura në mënyrë rastësore nga një fond prej 5 mijë pyetjesh me përgjigje të hapura. Në bazë të VKM nr. 808, datë 3.10.2015, janë 97 kuota të reja pranimi që ofrohen në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për programet e specializimeve afatgjata, të ciklit të tretë të studimeve, me kohë të plotë, për vitin akademik 2015-2016.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency