Maqedonia / Vendos të mos ndalojë importet bujqësore nga Shqipëria

0

MINISTRIA

Loading...

 

Ministria e Bujqësisë bën të ditur se qeveria maqedonase ka marrë një vendim për të mos ndaluar më në kufi kamionet me importe bujqësore nga Shqipëria.

Ministria e Bujqësisë  nëpërmjet një deklarate për mediat të mërkurën pasdite shprehet se “Sapo njoftohemi nga ambasadori ynë në Maqedoni, se Zv/drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Maqedonisë, Lavderi Veliu, ka njoftuar mbrëmë ambasdorin se, qeveria maqedonase ka marrë një vendim për të mos ndaluar më në kufi kamionet me importe bujqësore nga Shqipëria, por se ato do të lejohen të shkojnë në depon me të afërt të destinacionit, në pritje të përfundimit të analizave fitosanitare”.

Po ashtu, në njoftimin për mediat të Ministrisë së Bujqësisë thuhe se “Kjo gjë iu konfirmua ambasadorit edhe sot nga ministri i Ekonomise, Bekim Neziri, i cili shtoi se ky ishte një vendim i marrë keto ditë, por se shume shpejt, ne mbledhjen e rradhës së qeverisë, do të konvertohet në vendim me shkrim, për te mos lejuar me persëritjen e rasteve si deri tani kur kamionet bllokoheshin ne kufi”.

“Megjithatë, në mbledhjen e sotme të CEFTA-s në Moldavi, pala shqiptare do ta bënte prezent çeshtjen”, thuhet ne deklaratë.

 

Loading...