Klosi prezanton projektbuxhetin /Ministria e Mirëqenies Sociale i jep përparësi arsimimit profesional

0
112

Blendi Klosi

 

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, prezantoi në komisionin e medias, projektbuxhetin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinise për vitin 2016. Klosi gjatë prezantimit një rendësi të veçantë theksoi se i është kushtuar arsimit profesional, duke e reflektuar edhe në mbështetjen e madhe që do i jepet financiarisht. “Mendoj se arsimi profesional është një nga momentet më të rëndësishme për ministrinë që unë drejtoj. Sa i përket buxhetit në tërësi, ai ka vlerën e 73.7 miliardë lekë, ose 5 % e prodhimit të brendshëm bruto e se bashku me shpenzimet që financohen nga të ardhurat kontributeve, buxheti i MMRS arrin vlerën e 141.96 lekeve, ose 9.28% të prodhimit të brendshëm bruto. Ky buxhet është 4.3 % më i lartë se një vit më parë”, tha Klosi. Klosi vuri në dukje gjatë fjalës së tij se buxheti i 2016 do të t’i japë mundësi zhvillimit të fushave të ndryshme. “Zhvillimi i politikave në fushën e punësimit, kombinimin e aftësimit praktik me atë teorik për arsimin profesional, kurse profesionale për të arritur deri tek zonat rurale për të përfshirë të rinjtë në aktivitete të ndryshme si dhe integrimin e ish-te përndjekurve politikë”, – shtoi ai. Ai tha se për arsimin dhe formimin profesional, buxheti do të jetë 32% më i lartë sesa buxheti i 2015. “Do të kërkohet rikonstruktimi i disa nga institucionet e arsimit profesional, ndërtimin e shkollave të reja, për pajisje me laboratorë. Kemi parashikuar 180 mësues, punonjës sociale dhe psikologë të rinj në shkollat profesionale, pra 180 punonjës më shumë në këto institucione. Gjatë prezantimit, ai tha se për 2016-2018, pritet që mbështetja me fonde nga partnerët ndërkombëtarë të kapë shifrat e 30 milionë euro për arsimin profesional. Sakaq, ai tha se do të përfundohet sistemi i grupit të shkollave të ekselencës nga qeveria gjermane, zvicerane, italiane, etj. Sipas ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinise, gjatë 2016, arsimi profesional do të duhet të kthehet në qendër të vëmendjes së qytetarëve, për shkak të rëndësisë që ai ka.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency