Isis, Kosova dhe Shqipëria në mes të anëtarëve “të koalicionit të djallit”

0

Loading...

koal

Kosova dhe Shqipëria janë gjendur në listën e vendeve të cilat Shteti Islamik (ISIS) i ka futur në mesin e anëtarëve “të koalicionit të djallit”, që lufton kundër terroristëve të ISIS-it.

Në videon e re të publikuar nga internet, xhihadistët i dërgojnë mesazh Kosovës, Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë, Serbisë dhe të tjerëve se do të “digjen në flakët e luftës”, transmeton Indeksonline.

Në këtë video janë postuar flamujt e 60 shteteve të koalicionit kundër ISIS-it e aty shihet edhe flamuri i Kosovës.

“Ne i gjunjëzohemi vetëm Allahut. Amerika thotë se e ka ushtrinë më të madhe në histori. Ju mund të jeni të fuqishëm në numra dhe armatim, por ushtarët tuaj janë të frikësuar. Me të kthyer në shtëpi, çdo vit 6500 prej tyre bëjnë vetëvrasje”, thuhet në këtë mesazh, që i ngjan paralajmërimit të ndonjë filmi hollivudian.

Video të ngjashme janë publikuar edhe në frëngjisht, rusisht dhe turqisht.

Loading...