Berlin, Daçiç: Polemika të ashpra ndaj homologut kosovar Thaçi dhe atij shqiptarë Bushati

0

 

Loading...

thaciMinistri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka pasur një polemikë të mprehtë e të ashpër me homologun e tij kosovar Hashim Thaçi dhe atë shqiptar Ditmir Bushati në Berlin, ndërsa merrnin pjesë në konferencën vjetore të Ministrave të Jashtëm të Evropës Juglindore.

Daçiç ka reaguar ndaj diplomatëve shqiptarë që sipas tij, “e sulmuan Serbinë për një fushatë agresive kundër pranimit të Kosovës në UNESCO”. Por, sipas tij, ” Kosova në radhë të parë duhet të vendosë nëse do të zbatojë marrëveshjet që ka me Brukselin, se pezullumi i tyre nuk është një opsion që pranohet dhe shtoi se ata bëjnë lojëra fjalësh në prani të ndërkombëtarëve kur nga ana tjetër destabilizojnë rajonin.

Nuk kishte asnjë fushatë agresive ndaj pranimit të Kosovës në UNESCO, – theksoi kryediplomati serb. – Serbia nuk ka bërë fushatë agressive, por ka vënë në dukje situatën e paligjshme të Kosovës, e cila, përderisa nuk ka një marrëveshje me Serbinë, kërkon të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare. Po kështu kërkon të hyjë në OKB edhe pse nuk është njohur nga OKB-ja.

Ne vumë në dukje, – tha Daçiç, –  se qëndrimi i Kosovës ndajtrashëgimisë kulturore dhe fetare, shkatërrimi i një sërë kishash dhe manastireve, nuk mund të ishin një rekomandim i mirë për anëtarësimin e Kosovës në një organizatë të tillë ndërkombëtar.

Loading...