Teuta tregon forcën ndaj Kukësit, zyrtarizohet në luftën për titull

0
132

teeee

 

Durrsakët janë surpriza e këtij sezoni dhe këtë kanë arritur të tregojnë edhe me fitoren ndaj Kukësit

 

 

Është Teuta forca e tretë e kampionatit. Skuadra e Gugash Maganit u konfirmua si surpriza më e bukur e këtij sezoni në kategorinë Superiore pasi mundi 1-0 Kukësin në Niko Dovana duke u ngjitur në kuotën e 23 pikëve dhe tashmë pozicionohet e vetme në vendin e tretë të klasfikimit. Një gol i Bruno Ditës vendosi fatet e këtij takimi që për nga mënyra se si u luajt, barazimi do të ishte rezultati më i drejtë i tij. Fitorja në transfertë vazhdon të mbetet një tabu për Kukësin edhe pas javës së 12-të me skuadrën e Marcelo Troisit që pësoi humbjen e 4-t në 6 takime që ka zhvilluar gjithsej jashtë fushës së saj. Asnjë ndryshim në formacionin e Kukësit me trajnerin Troisi që i privuar edhe nga mungesat e Edon Hasanit, Biringuetas dhe Felipe Moreiras hodhi në fushë të njëjtën skuadër që mundi 2-1 Skënderbeun. Te Teuta Gugash Magani i dha një fanellë titullari Hodos duke ulur në stol Mihanin. Në Niko Dovana sfida nisi  me një epërsi territoriale të Kukësit. Në minutën e 3-të verilindorët kërcuanuan për herë të parë portën e Mockës por goditja me kokë e Mateus Limës përfundoi jashtë. Në të 9-tën provoi edhe Carioca por pa rrezik. Rastin e parë për Teutën në këtë ndeshje e krijoi Kotobelli por tentativa e mbrojtësit të durrsakëve në minutën e 16-të ishte tërësisht e pasaktë. Në të 24-tën Lima kërcënoi sërish me kokë por edhe njëherë sulmuesi brazilian nuk shënjestroi saktë portën e mbrojtur nga Mocka. Me kalimin e minutave kontrrollin e lojës e mori Teuta dhe në ndryshim nga Kukësi durrsakët konktretizuan me gol mundësinë e parë të vërtetë që patën në pjesën e parë. Në minutën 37-të Bruno Dita i dha epërsinë Teutës. Pas ekzekutimit të një goditjeje këndi, portieri i nënkampionëve Koci bëri fillimisht mrekullinë duke ndalur tentativën me kokë të Mustës, por në goditjen e dytë të Bruno Ditës gardiani i Kukësit nuk mundi të bënte asgjë. Në të 42-tën Koci priti pa vështirësi gjuajtjen nga distanca të Lukic. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të Teutës.

Në frakisonin e dytë ishin Djemtë e Detit që iu afruan golit të parët, por goditja potente nga distanca e Eri Lamces në minutën e 52-të përfundoi paksa mbi traversë.Në të 56-tën ky i fundit gjeti rrugën e rrjetës por pozicioni i Lamces ishte dukshëm jashtë loje. 2 minuta më pas rreziku kaloi në portën tjetër por Franc Veliu i futur vetëm pak caste më parë në fushë nuk arriti të përfitonte nga një moment pasigurie në mbrojtjen e Teutës. Vetëm pak sekonda më vonë fati ishte me Teutën pasi këtë herë ishte traversa që ndali goditjen me kokë të Mateus Limës ndërsa Malota gaboi nga dy hapa. Gjatë minutave në vazhdim loja ishte shumë e luftuar nga të dy krahët. Në të 71-tën Koci ndali një tentativë të Ditës, ndërsa në minutën e 77-të Carioca dhe Flores nuk arritën të devijonin drejt portës së Mockës një krosim të Gledi Micit. Dita mund të kishte shënuar golin e dytë personal në minutën e parë shtesë, por tentativa e tij nga larg mori kundërpërgjigjen e Kocit. Në Niko Dovana gjithcka u mbyll me një rast të humbur të Renato Malotës. 1-0 për Teutën që regjistroi fitoren e 7-të në këtë kampionat duke i shkaktuar Kukësit humbjen e 4-t.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency