Tahiri: Nuk ka vend për panik, të rrezikuar sa çdo vend i rreshtuar në aleancën kundër terrorizmit

0
96

 

tahiri ke siguria

 

Shqipëria është njësoj e rrezikuar si të gjitha vendet që i janë rreshtuar aleancës kundër terrorizmit. Kështu deklaroi dje ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, pas raportimit në Komisionin e Sigurisë lidhur me masat e marra në luftën kundër terrorizmit. Ministri tha se të gjitha masat e shtuara të Policisë së Shtetit janë ndërmarrë për të garantuar sigurinë e qytetarëve shqiptarë, por jo se këto masa i përgjigjen ndonjë kërcënimi të prekshëm terrorist. “Strukturat shtetërore janë në punë, po bashkëpunojnë me partnerët, nuk duket që ka rrezik të shtuar veç rrezikut të zakonshëm që ka çdo vend i qytetëruar në aleancën kundër terrorizmit dhe në këtë kuadër po bashkëpunojmë ngushtësisht edhe me agjencitë ligjzbatuese në vend dhe me partnerët për të parandaluar dhe për të çuar përpara, sfidën tonë për ta bërë vendin më të sigurt”, – tha ai. I pyetur për patrullimin në terren të efektivëve me kallashnikov, ministri tha se “në shtete të tjera është angazhuar edhe ushtria. Këto janë masa parandaluese, pra masat e përkujdesit të lartë, por kjo nuk do të thotë që i përgjigjen çështjeve konkrete. Në kryeqytetet e tjera keni parë që edhe ushtria është në rrugë ndërkohë në Shqipëri është element shtesë i sigurisë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency