Skandal, QSUT tri ditë pa ujë/Shtyhen operacionet për pacientët

0
120

 

 

qsut1Mungesës së medikamenteve, aparaturave dhe shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitarë të Tiranës “Nënë Tereza” i është shtuar edhe mungesa e ujit, e cila është kthyer në rrezik për jetën e pacientëve. Skandaleve të njëpasnjëshme i është shtuar edhe shtyrja e operacioneve për pacientët për shkak të mungesës së ujit prej tre ditësh. Deri tani nuk ka pasur një njoftim zyrtarë, përveç denoncimeve nga ana e familjarëve të të sëmurëve që gjinden në QSUT. Ndërsa me depozitat e ujit është bërë e mundur që të përballohen urgjenca. Mësohet se një urdhër i pazakontë ka mbërritur dje rreth mesditës në spitalet e QSUT-së dhe të gjithë drejtuesit e pavijoneve dhe departamenteve janë urdhëruar të zbrazin sallat dhe dhomat me përjashtim të të sëmurëve shumë rëndë. Zbatimi i urdhrit po mbikëqyret nga drejtues te QSUT, ndërkohë që urdhri ka shkaktuar një kaos të vërtetë, pasi shume pacientë janë nga rrethet dhe e kanë të pamundur organizimin për të udhëtuar. Burime brenda QSUT, thane se urdhri është firmosur nga drejtorja e QSUT dhe mjekeve u është thënë që Shtabi i Emergjencave ka kërkuar zbrazjen e spitaleve pasi në ditët e ardhshme nuk do këtë furnizim me ujë për shkak të një kontaminimi.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency