Shpërthimi në Kuvend/Blushi: Qeveria në luksokraci, merret me pishina e kulla. Shteti që merr borxh për pensione, ka falimentuar

0
126

 

ben blushi me gisht shperthen ne komisionin e jashtem“Merrni borxh për shatërvanë, për fasada, për stadiume, për kulla, për pishina, këto janë borxhe që po paguajmë ne. Më thoni një metër rrugë, se s’po shoh asnjë metër të ndërtuar në dy vjet”

 

Gëzim Saliu

 

Pas një sërë kritikash publike ndaj vendimmarrjeve të qeverisë, deputeti socialist Ben Blushi shpërtheu dje në Kuvend gjatë diskutimit të buxhetit të Ministrisë së Jashtme në Komisionin për Politikën e Jashtme. Në replikë të ashpër me zv.ministrin e Financave, të cilin e pyeti lidhur me vlerën e borxhit publik, Blushi tha se rritja e tij në shifra alarmante nuk po bëhet për investime dhe reforma, por, sipas tij, vetëm për projekte luksi. Anëtari i Kryesisë së PS-së nuk ngurroi ta cilësonte këtë kohë nën pushtetin e mazhorancës ku bën pjesë edhe vetë, si “lukoskraci”. Sipas Blushit, nëse shteti ka arritur deri aty sa të marrë borxh për të siguruar pensionet, atëherë ai ka falimentuar. “Me çfarë e paguani këtë borxh ua trashëgoni brezave? Për çfarë? Për të ndërtuar çfarë, çfarë po bëni sot? Çfarë po bëni sot në Shqipëri me këtë borxh, paguani rrogat? Po nuk mund të marrim borxh për të paguar rrogat. Po ndërtoni çfarë? Ka dy vjet që nuk bëhet asnjë metër, asnjë metër rrugë. Ku shkojnë pra lekët, për çfarë marrim borxh ne, për rroga, për pensione? Po në qoftë se ne marrim borxh për pensionet ky shtet ka falimentuar se vetëm kulla dhe shatërvanë po bëni. Merrni borxh për shatërvanë ju? Për fasada, për stadiume, për kulla, për pishina? Këto janë borxhi që po paguajmë ne. Më thoni një metër rrugë se nuk po shoh asnjë metër rrugë në dy vjet”, – tha ai.

 

Debati

Pyetja e Ben Blushit për vlerën e borxhit publik ndaj zv.ministrit të Financave, Erjon Luçi, ka nxitur debat mes dy bashkëbiseduesve, aq sa solli edhe shpërthimin e deputetit socialist në Komision. Përgjigja e Luçit i cili e përcaktoi borxhin vetëm në përqindje e njëkohësisht kritikoi deklaratat e Blushit duke pohuar: “Duhet të jemi të kujdesshëm kur flasim për Shqipërinë”, ndikuan në tensionimin e mëtejshëm të situatës në komision. “Të duhet një çerek ore t’i marrësh një letër atij, të pyesësh në telefon, të konsultohesh nuk e di me kë dhe më thua kemi marrë kaq për qind. Dhe bërë gabim që më the ka të drejtë zonja Dade. Për çfarë ka të drejtë zonja. Dade? Po tallem me Shqipërinë unë, apo po them që ju jeni të papërgjegjshëm. Keni marrë një borxh që nuk na takon. Kjo është çështja. Kujt i kthehesh ti ashtu?”, – i tha Blushit zv.ministrit të Financave në debat e sipër. Më tej duke mbetur tek çështja e borxhit publik, deputeti socialist tha se nga ana e saj qeveria po jeton në luksokraci ndërsa vendi nga ana tjetër po vuan në varfëri. “Keni marrë borxh për pishina se po bëhet pishinë në Durrës e di. Me borxh. Po nuk ka vend që merr borxh për të marrë pishinë. Ka vend që merr borxh për punë të mëdha po jo për pishina, as për kulla, as për stadiume, as për palestra dhe kjo nuk quhet punë. E di çfarë quhet kjo? Luksokraci”, – deklaroi Blushi. Ndërkaq ligjvënësi socialist shtroi në komision edhe një pyetje për ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, për regjistrimin dhe votën e emigrantëve. “A ka projekt Ministria e Jashtme për të regjistruar emigrantët shqiptarë? Unë them janë 1 mln emigrantë shqiptarë, por askush s’jep shifra. Ministria e Jashtme mund të ishte në fakt, Ministria lider e këtij projekti”. Në përgjigje të pyetjes së Blushit, Bushati theksoi: “Janë duke u shqyrtuar në fakt në dijeninë time nga Ministria e Brendshme disa forma sesi mund të përfshihen dhe si mund të garantohet integriteti i votuesit. Mund të jetë një nga çështjet që mund të trajtohet edhe në kuadër të reformës zgjedhore”.

 

Debati në Komisionin e Jashtëm

Blushi, zv.ministrit të Financave: 250 milionë euro i morët vetëm me rishikimin e buxhetit, mos u fut në shtegun ku shkuan se del keq.

Zv.ministri Luçi: Nuk dal keq, duhet të jemi të kujdesshëm kur flasim për Shqipërinë. Ka të drejtë zonja Dade…

Blushi: Sa lekë borxh keni marrë pra? Nuk ka qeveri në botë që nuk di sa lekë borxh ka marrë.

Luçi: Në total, në dy vite i bie rreth… më pak se 140 miliardë lekë. I bie tek 1 miliard euro.

Blushi: Ty të duhet çerek ore të marrësh një letër, të pyesësh në telefon, të konsultohesh dhe pastaj të thuash se keni marrë kaq për qind. Jo, zotëri. Sa borxh keni marrë me shifra. Mos iu fut këtij debati. Ju jeni të papërgjegjshëm sepse keni marrë një borxh që nuk na takon… Dhe bërë gabim që më the ka të drejtë zonja Dade. Për çfarë ka të drejtë zonja. Dade? Po tallem me Shqipërinë unë, apo po them që ju jeni të papërgjegjshëm. Keni marrë një borxh që nuk na takon. Kjo është çështja. Kujt i kthehesh ti ashtu?

Luçi replikon pa mikrofon                                                                                                           

Blushi: Po ma bën ti mua këtë vërejtje që të jem i kujdesshëm? Pse merrni në emër të shqiptarëve kaq shumë borxh?

Luçi: Ata do ta çonin 80%…

Blushi: Ata prandaj ranë nga pushteti, kur ne ishim në opozitë vendosëm që siç tha Kancelarja Merkel borxhi të jetë nën 60%. Për çfarë merrni borxh? Për rroga, për pensione?

Luçi: Për pensione…

Blushi: Po nuk mund të marrim borxh për të paguar rrogat. Po ndërtoni çfarë? Ka dy vjet që nuk bëhet asnjë metër, asnjë metër rrugë. Ku shkojnë pra lekët, për çfarë marrim borxh ne, për rroga, për pensione? Po në qoftë se ne marrim borxh për pensionet ky shtet ka falimentuar se vetëm kulla dhe shatërvanë po bëni. Merrni borxh për shatërvanë ju? Për fasada, për stadiume, për kulla, për pishina? Këto janë borxhi që po paguajmë ne. Kalova dje nga rruga Tiranë-Elbasan, dy vite nuk keni bërë një metër rrugë. Më thuaj 5 metra rrugë që keni bërë se nuk po shoh asnjë metër rrugë. Keni marrë borxh për pishina se po bëhet pishinë në Durrës e di. Me borxh. Po nuk ka vend që merr borxh për të marrë pishinë. Ka vend që merr borxh për punë të mëdha po jo për pishina, as për kulla, as për stadiume, as për palestra dhe kjo nuk quhet punë. E di çfarë quhet kjo? Lluksokraci.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency