Replika në Kuvend/Ristani: Kur Lu foli për ministra që i tremben drejtësisë, e kishte për Tahirin. Ministri: S’ke fakte

0
102

ristani

 

Opozita nuk ndal akuzat dhe kërkesën e ripërsëritur ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për të dhënë dorëheqjen nga detyra, pasi, sipas demokratëve, ai është i lidhur me trafikantë dhe kriminelë. I ftuar në Komisionin Parlamentar të Ligjeve për të raportuar mbi marrëveshjen për bashkëpunim policor me Kroacinë, ministri Tahiri u përball me akuzat e opozitës për trafikun e drogës. Sipas deputetëve demokratë, Shqipëria është kthyer në destinacion kryesor të trafikantëve që prej marrjes së detyrës së Ministrit të Brendshëm nga Saimir Tahiri. “Droga me tonelata në Shqipëri lëviz me bashkëpunim të policinë. Policia dhe ministri kanë bashkëpunim me krimin në vend. Tahiri ka mbuluar vendin me drogë, lihen kriminelët të lëvizin lirisht”, – tha ai. Në përgjigje të deklaratës së Ristanit, Tahiri theksoi se ai do të vazhdojë të ushtrojë detyrën si ministër në luftën ndaj kriminalitetit. “Sjellja e opozitës është arrogante dhe fyese ndërkohë që qytetarët presin rend dhe siguri. Opozita drejton gishtin ndaj meje pa pasur guxim të nxjerrë fakte. Më akuzon pa shkuar në Prokurori për të prezantuar faktet. Fyerjet e opozitës kanë për qëllim vetëm për të kryer detyrat e partisë”. Në kundërpërgjigjen e tij deputeti i PD-së nuk nguroi të përdoret si referencë edhe deklaratat e ambasadorit amerikan Donal Lu për ata zyrtarë që i tremben reformës në drejtësi. “Ky ministër duhet të largohet. Kur ambasadori amerikan thoshte që ministra të korruptuar i tremben drejtësisë e kishte për këtë”, – tha ai.

 

Debati

Ristani: Tonelata droge kalojnë kufirin dhe kjo bëhet me ndihmën e policisë. Frroku e Shullazi janë lënë të lirë falë këtij.

Fino: Bëjmë mbledhje sipas rregullores jo politike.

Tahiri: Puna ime flet më qartë se ajo që thotë opozita sot. Të ndalojmë gjuhën e urrejtjes ndaj Policisë së Shtetit.

Bylykbashi: Tahiri s’ka mandat deputeti s’ka pse të na tregojë detyrën tone. Ministri nuk duhet të drejtojë gishtin ndaj opozitës. Nën drejtimin e Tahirit është kthyer Shqipëria në bahçe të kanabisit. Mos të na vij ministri këtu të flasë broçkulla.

Halimi: Faktet flasin vetë. Ky ka qenë një person që shante policinë e Shtetit nga mëngjesi në darkë për një gërvishtje makine.

Tahiri: Kam respekt për këtë komision, por neveris gjuhën e përdorur. Juve ju rrinte Lazarati nën hundë dhe nuk lëvizte një gisht.

Ristani: Ky ministër duhet të largohet. Kur ambasadori amerikan thoshte që ministra të korruptuar i tremben drejtësisë e kishte për këtë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency