Përmbytjet në Tiranë /PD: Veliaj nuk ka marrë asnjë masë

0
134

REILA

 

Këshiltarët  e djathtë në Këshillin Bashkiak u shfaqën sot para godinës së Bashkisë së Tiranës, duke akuzuar kryebashkiakun Veliaj se nuk ka marrë asnjë masë për përmbytjet në Tiranë.

Këshilltarja Reila Bozdo tha se qindra familje janë përmbytur, kurse u bëri thirrje qytetarëve që të komunikojnë me strukturat e Partisë Demokratike për t’i ardhur në ndihmë. Bozdo u shpreh se këshilltarët e djathtë do t’u qëndrojnë në krah familjeve të përmbytura.

“Qindra familje janë të përmbytur. Si këshilltarë të djathtë, në çdo njësi bashkiake jemi aty për të mbledhur denoncimet e qytetarëve. Qytetarët të kontaktojnë me strukturat tona”, u shpreh para mediave këshilltarja e djathtë Reila Bozdo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency