Ndoka : Patritë të gjejnë gjuhën e përbashkët për hetimin e CEZ

0
100

 

ndKryetari dhe deputeti i partisë Demokristiane Nard Ndoka ka shpërthyer në Komisionin e Ligjeve gjatë diskutimit për pr/ligjin e hetimit ndërkombëtar për aferën e CEZ. Ai ka bërë thirrje që mazhoranca e opozita të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të arrijnë konsensusin për hetimin ndërkombëtar.

Ndoka tha se duhet të ngrihet një grup me prokurorë të huaj për skandalin e CEZ. Ai kritikoi deputetët e mazhorancës që refuzojnë të bëjnë hetim ndërkombëtar, dhe këtu Ndoka ka arsyetuar me divorcin Rama-Meta. “Ju keni ndryshuar Kushtetutën për pazare brenda natës. Divorci Rama-Meta është se dyshojnë tek njëri-tjetri. Rama dhe Meta dyshojnë se mes tyre është futur Partia Demokratike”, tha Nard Ndoka në Komisionin e Ligjeve.

Nga ana tjetër, opozita kërkoi ngritjen e një grupi me prokurorë ndërkombëtarë për të hetuar aferën e CEZ.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency