Alarm: Në prag të Luftës së Tretë Botërore

0
215

globiAlarm për një luftë të afërt botërore.  Gjendja duket e acaruar veçanërisht pas rrëzimit të aeroplanit rus nga Turqia  ka rrëzuar një aeroplan rus për të cilin thonë se ishte në hapësirën e tyre ajrore.

“Ne mund të jemi vetëm 30 sekonda nga Lufta e Tretë Botërore pasi që tensionet ndërkombëtare rreth çështjes së Sirisë rrezikojnë ta ndezin një luftë të tillë, raporton lajmi.net.”

Turqia ka pranuar përgjegjësinë e rrëzimit të një avioni luftarak rus këtë mëngjes, duke shtuar se avioni kishte hyrë në hapësirën ajrore të Turqisë dhe se ishte paralajmëryuar mbi 10 herë brenda 5 minutave, që të largohej nga zona.

Ndërsa Rusia thotë se avioni i tyre nuk ishte larguar nga zona ajrore e Sirisë.

Por duke qenë se  hapësira ajrore rreth Sirisë bëhet vazhdimisht e më e mbushur nga avionët, komandantët ushtarakë i tremben një përplasjeje mes tyre.

Nëse helikopterët, dronët, raketat do të përplaseshin në ajër, paspojat do të ishin globale, bëjnë të ditur ekspertët.

Një specialist ushtarak ka paralajmëruar: “Të racionalizosh një hapësirë kaq komplekse nuk është e mundur”.

Në një kohë kur presidenti Rus Valdimir Putin është ndjerë i goditur pas shpine nga ky gjest, duke shtuar se do të kundërpërgjigjet,  Nato e ka paralajmëruar Rusinë se do ti mbrojë anëtarët dhe aleatët e vet nëse ka nevojë. Në rastin konkret, Turqia është një vend anëtar.

Ish-shefi i MI6, Sir John Saëers, ka paralajmëruar se Rusia dhe Perëndimi do të përplasen nëse Putini nuk do të bashkëpunojë me koalicionin të cilin e udhëheq SHBA.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency