Shisnin drogë , arrestohen nga policia

0
199

trafiku drogaSekuestrohet një sasi prej 23.6 gram, lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 6 milionë lekë të vjetra si edhe një peshore elektronike.Burimet zyrtare të Policisë së Tiranës njoftojnë se kanë arrestuar 4 persona, të cilët janë identifikuar si Aldo Xhani (Arapi), 30 vjeç, Gjergji Priftuli, 30 vjeç, Roland Gjoni, 28 vjeç dhe Andi Arapi, 26 vjeç, banues në Tiranë.Këta shtetas u arrestuan pasi në rrugën “Marko Boçari”, gjatë kontrollit ushtruar nga policia ju është gjetur dhe sekuestruar kokaina dhe shuma e konsiderueshme e parave. Gjithashtu dyshohet se kjo lëndë narkotike e sekuestruar e llojit kokainë shpërndahej në gjimnaze dhe lokale nate.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency