Policia, thirrje shoferëve për kujdes, ja akset problematike

0

Policia, thirrje shoferëve për kujdes, ja akset problematikepolicia e tiranesPolicia e Kryeqytetit në një komunikatë për media bëri të ditur akset më problematike për qarkullimin e automjeteve për shkak të përmbytjeve, duke u bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregohen të kujdesshëm. Përveç autostradës Tiranë-Durrës, probleme evidentohen edhe bllokun “Don Bosko”, “Komuna e Parisit”, “Pallati me Shigjeta”, “Qendër-Kamëz” dhe “Rruga e Qelqit”.

Loading...

Komunikata e policisë: Për shkak të situatës së rënduar të reshjeve të orëve të fundit, ju bëjmë me dije se disa segmente rrugore kanë krijuar probleme dhe po vështirësojnë së tepërmi lëvizjen dhe qarkullimin e automjeteve. Segmentet të cilat kanë probleme janë:
Autostrada Durrës- Tiranë (nga City Park në drejtim të hyrjes së Tiranës)
Blloku “Don Bosko”, “Komuna e Parisit”, “Pallati me Shigjeta”,
“Qendër Kamëz”, “Qendër Kombinat” dhe rruga e “Qelqit”. Ndërsa qarkullimi në segmentet e tjera është normal por këshillohen drejtuesit e automjeteve të kufizojnë lëvizjet dhe të tregohen të kujdesshëm dhe mirëkuptues ndaj situatës

 

 

 

Loading...