Rezik/Lumi i Tiranës mund të dalë nga shtrati

0
157

 

.llllSi pasojë e prurjeve të shumta nga reshjet, Lumi i Tiranës rrezikon të dalë nga shtrati, duke rrezikuar të përmbysë disa zona në kryeqytet.Policia e Tiranës ka bërë të ditur me anë të një deklarate për mediat se është në gatishmëri të plotë për situatën e krijuar nga reshjet. Ndërsa ka evakuuar 4 familje në zonën e Paskuqanit, 6 familje në zonën e “Kafes së Rremës”, si dhe një familje është evakuuar në zonën e Urës së Babrroit.Moti i keq në kryeqytet ka ndikuar edhe në furnizimin me energji elektrike, duke sjellë probleme në rrjet.  OSHEE njofton se aktualisht janë të paktën 7 zona, kryesisht në zonën e Laprakës, Selitës, ish- uzinës Dinamo, por edhe në Farkë, ku ka probleme me furnizimin me energji elektrike dhe ku punonjësit e saj janë duke kryer punime në terren për të rikthyer normalitetin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here