PD /Hartuan draftin e konkluzioneve të zgjedhjeve

0
134

pd platforme

Demokratët kanë përfunduar analizën e zgjedhjeve në të gjitha degët në rrethe, ndërsa drafti i konkluzioneve është hartuar dhe do të shqyrtohet nga kryetari Lulzim Basha në mbledhjen e kryesisë së PD.Sekretari i Përgjithshëm në PD Arben Ristani, i konsideron normale debatet në këto takime të strukturave të PD-së ndërsa shprehet se ndonëse ende nuk ka një formulim përfundimtar për përgjegjësit e humbjes së zgjedhjeve, ato do të paraqiten në kryesinë e partisë.Ristani konfirmon se është hartuar tashmë drafti për strukturimin e ri të Partisë Demokratike, ku parashikohet ngritja e degëve të reja për kontrollin e territorit.Drejtuesit lokalë të Partisë Demokratike kundërshtojnë projektidenë për krijimin e degëve të reja në bashkitë qendër qarqesh.Kryedemokrati i Gjirokastrës, Roland Bejko, i Durrësit, Osman Stafa, i Vlorës Moisi Meminaj dhe ai i Elbasanit, Aurel Bylykbashi, janë kundër çdo propozimi që sipas tyre fut në ngërç organizimin dhe funksionimin e PD-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here