Obama: Rusia duhet të marrë vendim strategjik kundër Isis

0

 

Loading...

Putin ObamaPresidenti amerikan, Barack Obama, tha se Rusia duhet të marrë vendim strategjik për ta ndjekur grupin militant, Shteti Islamik (IS), e jo forcat e moderuara opozitare siriane, që luftojnë kundër qeverisë në Damask.Mëtutje, duke folur sot në konferencën për gazetarë në Kuala-Lumpur të Malajzisë, zoti Obama i ka bërë thirrje presidentit të Rusisë, Vladimir Purin, të rreshtohet me koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se militantët e IS-it janë akuzuar se e kanë rrëzuar aeroplanin rus të udhëtarëve muajin e kaluar, me ç’rast janë vrarë të 224 njerëzit në të.Putini “duhet t’i ndjek njerëzit që i kanë vrarë shtetasit rusë”, tha Obama.Më 30 shtator të këtij viti, Rusia i ka filluar sulmet ajrore në mbështetje të presidenttit të Sirisë, Bashar al-Assad, dhe ka premtuar intensifikim të sulmeve, pasi militantët e Shtetit Islamik pretenduan se e kanë rrëzuar aeroplanin rus.Zoti Obama, po ashtu, ka theksuar se Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e vet “nuk do të ndalet” në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe ka këmbëngulë se bota nuk do t’i pranoj sulmet e ekstremistëve kundër civilëve në Paris dhe çdokund tjetër, si diçka “e re normale”.

Loading...

Lini nje pergjigje