Klosi : Turistë të moshës së tretë arsye për të vizituar Shqipërinë

0
116

Blendi Klosi

Shqipëria ka potencialin e saj natyror dhe pozicionin gjeografik për të qenë atraktive për turistët e huaj, jo vetëm në muajt e verës, por gjatë gjithë muajve të vitit, nëpërmjet turizmit social.Bëhet fjalë për atë lloj turizmi që kërkon të tërheqë ato grupe sociale, siç janë mosha e tretë apo njerëz me aftësi të ndryshme, kryesisht nga vendet e Evropës Qendrore dhe Veriore, të cilët mund të popullojnë qytetet tona bregdetare edhe në muajt e dimrit, në kërkim të një klime më të ngrohtë dhe me diell.Për të bërë të mundur këtë, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në bashkëpunim me UNDP-në dhe koperacionin zviceran, organizuan këtë fundjavë në qytetin e Sarandës një takim me temë “Potenciali i Shqipërisë në zhvillimin e turizmit social”, ku merrnin pjesë kryetarët e bashkive Sarandë, Delvinë, Himarë, Lezhë, drejtoresha e UNDP-së në vendin tonë, Yesim Oruc, zëvendësministri i Ekonomisë dhe Turizmit, Ervin Mete, deputeti i zonës, Koço Kokëdhima, përfaqësues të komunitetit të biznesit, si dhe nxënës të Hoteleri-Turizmit në Sarandë.“Ajo që ne kërkojmë të targetojmë janë pensionistët, njerëz të cilët gjatë periudhës së dimrit e kanë shumë të nevojshme të gjejnë një vend të ngrohtë dhe e kanë tepër të nevojshme të gjejnë një vend që prodhon disa opsione më shumë sesa të rrinë në shtëpitë e tyre”, u shpreh ministri Klosi. Por që ky grupim social të mund të përzgjedhë Shqipërinë, sipas ministrit Klosi,

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here