Tërbuni-Bylisi nën hetim

0
126

Tërbuni-Bylisi nën hetim

 

Ndeshja e javës së 11-të e Kategorisë Superiore ndërmjet Tërbunit dhe Bylisit është vënë zyrtarisht në hetim. Vendimi u mor nga Komisioni i Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit, që u mblodh me urgjencë pas episodeve të turpshme dhe golave të shënuar me mbrojtjet që hapnin portën. Dyshimet për paracaktim të rezultatit u hodhën fillimisht në media, me imazhet filmike që tregonin qartë se skuadrat nuk impenjoheshin në fushë, ndërsa në ndeshjen e zhvilluar pa grintë dhe luftë sportive, tre apo katër sulmues lejoheshin të shfaqeshin përpara portës, madje duke shpërdoruar raste në mënyrë qesharake. Komisioni i Etikës konfirmoi alarmin e dhënë dhe pas shqyrtimit të dokumentacionit, me imazhe filmike apo episode të dokumentuara në gazeta, vendosi që të hapë hetimet, për të hedhur dritë mbi ngjarjen. Anëtarët e komisionit përcaktuan axhendën e punës dhe do të nisë seancat dëgjimore me dëshmitarët. Prej javës së ardhshme, përpara Etikës do të thirren gjyqtarët e ndeshjes, por edhe zyrtarët e pranishëm në Pukë, delegati dhe vëzhguesi. Precedenti i parë për akuzën për trukime u regjistruar gjatë përballjes, ku zyrtari i ndeshjes i kishte kërkuar kapitenëve që të luanin futboll të pastër. Për këtë arsye, si dëshmitarë do të merren edhe dy kapitenët e Tërbunit dhe Bylisit. Për të plotësuar dosjen, FSHF i ka kërkuar informacion edhe UEFA-s që të sjellë informacion rreth ndeshjes, nëpërmjet sistemit të detektimit të mashtrimeve, për mënyrën si lëvizin kuotat e basteve. Mbledhja e radhës e Komisionit të Etikës u përcaktua të enjten e ardhshme në orën 14.00.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here