Projekt-Kontrata 2016/Një javë afat për dërgimin e vërejtjeve nga farmacistët

0

 

 

farmacistet-c1200x600Kryeinspektori i Mbikëqyrjes Profesionale në UFSH, Dëfrim Goma: Farmacistët nënshkruajnë kontratën vetëm nëse bihet dakord nga negociata UFSH-FSDKSH

 

Dori Hoxha

 

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor ka propozuar pranë Urdhrit të Farmacistit Shqiptar, Projekt-Kontratën Farmaci 2016. Nga ana tjetër Urdhri i Farmacistëve, përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, fton të gjithë farmacistët që të depozitojnë sugjerimet dhe vërejtjet lidhur me Projekt-Kontratën F2016, pranë presidentëve të këshillave rajonalë, deri më datë 27 nëntor 2015. Kryeinspektori i Mbikëqyrjes Profesionale pranë Urdhrit të Farmacistëve Shqiptarë, Dëfrim Goma, i kontaktuar nga gazeta “Standard”, sqaron se lidhur me Projekt-Kontratën F2016 e propozuar nga FSDKSH, fillimisht do të mblidhen të gjitha mendimet,vërejtjet dhe sugjerimet e farmacisteve dhe më datë 27 do të mblidhen drejtuesit rajonalë të Urdhrit, për të vendosur mbi qëndrimin që do mbahet për çdo pikë në tërësi. “Fillimisht do të ngrihet një grup që do përfaqësoje Urdhrin e Farmacistëve në negociatat me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Më pas do të zhvillohen negociatat, të cilat mund të zgjasin disa ditë me qëllim që të arrihet marrëveshja, në të kundërt do iu komunikohet farmacisteve që negociatat rezultuan të pasuksesshme dhe farmacistet nuk do lidhin kontrata”, – u shpreh kryeinspektori i Mbikëqyrjes Profesionale pranë UFSH-së. Gjithashtu Goma sqaroj se farmacistët kane pajisur Urdhrin e Farmacistëve me autorizim, duke shtuar se FSDKSH-së i është bërë me dije se e vetmja kontratë që farmacistët do nënshkruajnë është ajo që do negociohet dhe do dakordësohet me grupin që do ngrihet për këtë qëllim. Urdhri i Farmacistëve është organizatë e ngritur me ligj dhe përfaqëson e mbron farmacistët nga abuzimet nga institucionet shtetërore e private.

 

urdhri-i-farmacistit-e1435152779441Shkeljet dhe problemet e evidentuara në Kontratën F2015

Sa i përket kontratës F2015, Kryeinspektori i Mbikëqyrjes Profesionale pranë Urdhrit të Farmacistëve Shqiptarë, Dëfrim Goma bëri të ditur se janë konstatuar një sërë problemesh, të cilat i janë përcjellë edhe Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësorë, si më poshtë:

  • Imponimi i shtojcë kontratës në kundërshtim me, kapitulli ZGJIDHJA E KONFLIKTEVE, pika 2- “Asnjë nga palët nuk mund të ndryshojë kushtet e kësaj kontrate në mënyrë të njëanshme”, 4-“Me marrëveshje, palët bëjnë ndryshime dhe plotësime të kësaj kontrate duke nënshkruar Shtojcë- Kontratën përkatëse”.
  • Mungesa e alternativave të para për disa barna për një kohë të gjatë.
  • Probleme me programin online te FSDKSH
  • Vonesa të gjata të likuidimit të rimbursimit.
  • Favorizime të disa farmacive nga drejtues të drejtorive rajonale.
  • Standarde të shumëfishta në interpretimin e pikave të veçanta të kontratës nga punonjës të drejtorive rajonale.
  • Veprime arbitrare të drejtorive rajonale, duke penalizuar padrejtësisht farmacitë për mangësi në receta të cilat janë rrjedhojë e neglizhencës së mjekëve, ku FSDKSH-së nuk i është shkaktuar asnjë dëm ekonomik.
  • Ngërçi i krijuar në lidhje me faturat tatimore.
  • Recetat pa rimbursim dhe penalizimi për diferencat në minus.
  • Vendosja e kritereve të pabazuara në ligj dhe rregullore, për rastet kur farmacitë lidhin kontratë për herë të parë.
  • Penalizime të padrejta që farmacitë marrin automatikisht nga sistemi.

 

Disa nga pikat e Projekt-Kontratës F2016

Në projekt kontratën Farmaci 2016, e propozuar nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësorë, e cila është depozituar pranë Urdhrit të Farmacistëve Shqiptarë, janë propozuar disa pika, të cilat përcaktojnë dokumentet, kriteret, rastet kur mund të pezullohet aktivitet, kur mund të bëhet zgjedhje kontrate etj. Në këtë projekt kontratë, është propozuar edhe një pikë e cila përcakton, se Farmacia është e detyruar të paraqesë pranë Drejtorisë Rajonale faturën tatimore për shumën e njohur për rimbursim. Sakaq, sipas Projekt-Kontratës 2016 të propozuar nga FSDKSH, pezullimi i aktivitetit ndodh në rastet kur ndaj farmacisë fillon ndonjë procedim penal, hetim, nga organi akuzës për çështje që lidhen me pikat e kësaj kontrate, farmacisë i pezullohet aktiviteti kontraktual, deri në përfundimin e plotë të hetimeve. Për këtë periudhë farmacia nuk duhet të ekzekutojë receta me rimbursim pasi nuk i rimbursohet vlera e këtyre recetave. Gjithashtu në Projekt-Kontratën F2016, janë propozuar edhe kriteret për lidhje kontrate si më poshtë:

  1. Farmacia të jetë e licencuar nga Qendra Kombëtare e Licencimit;
  2. Drejtuesi teknik të jetë pajisur me certifikatën përkatëse të Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë
  3. Farmacia të jetë e regjistruar pranë organeve tatimore dhe QKR;
  4. Farmacia të ketë llogari bankare;
  5. Farmacia që lidh kontratë për herë të parë ose pas një periudhe ndërprerjeje të ketë gjendje jo me pak se 60% të barnave alternativa të para të listës së barnave, që rimbursohen në sasi të tillë jo më pak se sa mjekimi mujor sipas protokollit të përdorimit;
  6. Drejtuesi teknik i Farmacisë të drejtojë vetëm farmacinë për të cilën është licensuar;
  7. Farmacia të plotësojë standardet frigoriferike për ruajtjen dhe tregtimin e barnave termolabile;
  8. Farmacia të jetë e pajisur me kasafortë të fiksuar në mur betoni për ruajtjen e barnave narkotike dhe helmet e tabelës II.(Kur ajo është e licencuar t’i tregtojë ato);
  9. Farmacia të jetë e pajisur me kompjuter për të realizuar kompjuterizimin e të dhënave, sipas programeve të përgatitura nga FONDI;
  10. Drejtuesi teknik i Farmacisë dhe farmacistët e punësuar, të jenë anëtarë të Urdhërit të Farmacistëve të Shqipërisë;
  11. Farmacistët dhe nd/farmacistët e punësuar, të kenë kontratë punësimi me pronarin/ përfaqësuesin ligjor të Farmacisë;
  12. Nuk lidhet kontratë me Agjencitë Farmaceutike në qytetet dhe fshatrat ku ka Farmaci me kontratë;
  13. Nuk lidhet kontratë me Farmacitë të cilat janë në proces gjyqësor me FONDIN/Drejtorinë Rajonale.
  14. Nuk lidhet kontratë me Farmacitë të cilat janë në hetim nga organi akuzës për çështje që lidhen me pikat e kësaj kontrate deri në përfundimin e plotë të hetimeve.
  15. Farmacia të ketë të vendosur në pjesën e jashtme të sajë në mënyrë të dukshme, emrin tregtar me të cilin është regjistruar pranë QKR-së.
  16. Nuk lidhet kontratë me Farmacinë nëse: a) në mjediset e Farmacisë ushtrohet aktivitet tjetër privat ose familjar, jo farmaceutik. b) mjediset e Farmacisë komunikojnë direkt(qoftë të ndarë edhe me derë) me ambiente të tjera private ose familjare. c) nëse mjediset e farmacisë janë të përbashkëta me Qendrën Shëndetësore ose Spitalin, hyrja e farmacisë është ngjitur me hyrjen e Qendrës Shëndetësore ose Spitalin, farmacia nuk duhet të jetë në të njëjtin mur ndarës me Qendrën Shëndetësore ose Spitalin Projekt F / 2016 – 2

Lidhje Kontrate për herë të parë: veç sa më lart (pikat 1-17):

  1. Farmacia që lidh kontratë për herë të parë duhet të ketë mundësi hyrjeje të përshtatshme për invalidët para dhe tetraplegjikë;
  2. Farmacia që lidh kontratë për herë të parë duhet të ketë sipërfaqe të shfrytëzueshme mbi 50 m2. (Genplan i lëshuar nga arkitekt/inxhinier i licencuar);
  3. Farmacia që lidh kontratë për herë të parë, duhet të jetë në një distancë të tillë jo më pak se 150 m (rrugë këmbësore) nga farmacia ekzistuese me kontratë(plan vendosje dhe vërtetim lëshuar nga arkitekt/inxhinier i licencuar).
  4. Farmacia që lidh kontratë për herë të parë duhet të ketë një distancë të tillë jo më pak se 30 m nga hyrja e Qendrës Shëndetësore ose Spitalit.
  5. Farmacia që lidh kontratë për herë të parë nuk duhet të jetë në të njëjtin mur ndarës me Qendrën Shëndetësore ose Spitalin.

Lini nje pergjigje