MAS publikon listën me 835 studentë që u është njësuar diploma

0
123

 

 
diploma1Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar listën me emrat e studentëve që u janë përfunduar procedurat e njësimit të diplomave deri në datë 17 nëntor 2015. Janë 835 persona, të cilët vërtetimet e njohjes së studimeve që ata kanë kryer në universitetet e huaja jashtë vendit i kanë gati dhe duhet të paraqiten për t’i tërhequr. Të gjithë ata persona që kanë emrin në listat e mëposhtme duhet të paraqiten pranë Ministrisë së Arsimit, që të tërheqin certifikatën e njësimit të studimeve të larta në Sektorin e Kërkimit Shkencor dhe Njohjes së Diplomave. Nëpërmjet certifikatës së njehsimit, këtyre studentëve do t’u njihen studimet që ata kanë kryer jashtë vendit dhe mund të aplikojnë për punë në Shqipëri apo për një cikël tjetër studimesh në universitetet shqiptare. Të gjithë ata të rinj që kanë studiuar jashtë dhe duan që të gjejnë një vend pune në Shqipëri apo të vazhdojnë studimet, procedurat për njohjen e diplomave kryhen në një kohë më të shkurtër se 45-ditëshi, ndërsa për rastet që dyshohen se kanë probleme në dokumente, procedurat zgjasin. Pagesa për procedurat e njohjes së diplomës të marrë në universitete të huaja jashtë Shqipërisë është 2500 lekë.mmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmm

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here